Flash

Charles i jep goditjen e fundit Harry dhe Meghan: Nuk ka rikthim në familjen mbretërore

Lapsi.al 7 September 2026

Mbreti Charles III ka konfirmuar se Princi Harry dhe Meghan Markle nuk do të rikthehen si anëtarë aktivë të familjes mbretërore, pavarësisht zhvendosjes së tyre të fundit në Britani.

Sipas një letre të dërguar në emër të mbretit nga Lord Chamberlain, çifti do të vazhdojë të konsiderohet “qytetar privat”, me aktivitetet e tyre tregtare dhe bamirëse të zhvilluara në mënyrë të pavarur nga monarkia.

Letra rikujton se Harry dhe Meghan hoqën dorë nga detyrat mbretërore në vitin 2020 dhe se marrëveshja e atëhershme mbetet në fuqi. Kjo përjashton edhe mundësinë e një statusi “gjysmë brenda, gjysmë jashtë” të familjes mbretërore.

Harry dhe Meghan u rikthyen në Britani në fund të gushtit së bashku me fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet. Sipas raportimeve, vendimi lidhet me dëshirën për t’u afruar me familjen, veçanërisht me Charles, i cili po përballet me probleme shëndetësore.

Në korrik, mbreti priti çiftin në Highgrove, ku takoi nipërit e tij për herë të parë pas katër vitesh.

Pavarësisht afrimit familjar, Harry dhe Meghan pritet të vazhdojnë aktivitetet e tyre private dhe të jetojnë në një rezidencë jo-mbretërore në Britani.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI