Flash

Eurodeputeti demokrat i kthehet sërish Ramës: `Të takonte të alarmoje META-n për mbylljen e llogarive

Lapsi.al 7 September 2026

``Edi Rama nuk duhej të shfajësohej, por ti këkonte llogari Metës, për mbylljen e llogarive`` në Facebook dhe Instagram që lidhen me revolucionin e flamingove. Kështu ka thënë në një intervistë ekskluzive me emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, eurodeputeti dhe sekretari i Përgjithshëm i EDP-së, Sandro Gozi ka bërë të ditur se i është drejtuar zyrtarisht kompanisë Meta dhe Komisionit Evropian për të kërkuar llogari mbi bllokimin e këtyre faqeve në datat 3 dhe 4 shtator, ngjarje e cila cenon sipas tij, drejtpërdrejt lirinë e fjalës.

Sipas eurodeputetit, liria e shprehjes dhe pluralizmi janë shtylla thelbësore të demokracisë dhe një kryeministër i një vendi që aspiron integrimin në Bashkimin Evropian ka detyrimin të garantojë një mjedis ku çdo zë kritik mund të dëgjohet lirisht, madje edhe kur protestohet kundër vetë qeverisë.

``Edi Rama e ka bërë ligjin për shërbimet digjitale dhe ne duam të sigurojmë lirinë e shprehjes, pluralizmin. Prandaj, ne i kemi kërkuar Metës të shpjegojë se çfarë ka ndodhur, pse janë mbyllur këto llogari dhe cilat janë arsyet. I kemi shkruar Metës dhe ende presim një përgjigje. Gjithashtu i kemi shkruar edhe Komisionit Evropian.

Kryeministri është irrituar me ne për shkak të një imazhi në të cilin ne lidhëm faktet, Lëvizjen Flamingo dhe imazhin e tij. Lëvizja Flamingo është gjithashtu kundër qeverisë; më duket se ata kërkojnë një kërkesë më të gjerë për rinovim. Më duket se janë të pakënaqur edhe me opozitën``

tha ai.

Qeveria Rama është vënë në qendër të akuzave që me fillimin e protestave. 

Që pas konfliktit një Zvërnec platformat u përmbytën nga profile të rreme të krijuara rishtazi mes 28 dhe 30 qershorit.

Kjo ushtri digjitale nuk shërbeu vetëm për të imituar angazhimin organik dhe shpërndarë propagandën qeveritare. Këto llogari fantazmë po përdoren masivisht për të sulmuar dhe delegjitimuar mbështetësit e protestës, duke targetuar drejtues të opozitës si dhe aktivistë të tjerë në terren përmes gjuhës denigruese.

Ndërkohë, më 3 dhe 4 shtator një numër llogarish që publikojnë po ashtu materiale nga protesta raportuan se postimet e tyre po zhdukeshin kryesisht përmes pretendimit se po publikonin materiale pa të drejtë autori. 

LAPSI.AL

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI