Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

Pas tensioneve dhe përjashtimeve të disa prej deputetëve të PD, 18 pika në rend dite

Lapsi.al 29 October 2026

Pas tensioneve dhe përjashtimeve të disa prej deputetëve të

Pas përplasjeve të ashpra dhe kaosit të javës së kaluar, Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në një tjetër seancë plenare. Në rendin e ditës janë 18 pika, mes tyre një interpelancë me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, si edhe disa projektligje që lidhen me ekonominë, sistemin bankar, biznesin dhe administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara. Seanca vjen pas tensioneve të 22 tetorit, kur deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe kundërshtuan kalimin në votim të projektligjeve pa debat.

Në një prej momenteve më të tensionuara, Flamur Noka i hoqi mikrofonin Taulant Ballës dhe më pas tentoi t’u merrte kartat e votimit deputetëve të mazhorancës. Përplasjet sollën edhe ndërhyrjen e Gardës, ndërsa socialistët vijuan votimet deri në mbylljen e seancës. Në të njëjtën kohë, jashtë Kuvendit zhvillohej protesta e studentëve dhe qytetarëve, të cilët kërkonin dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Opozita kërkoi që në sallë të diskutohej edhe për ndërhyrjet e policisë dhe ndalimet e protestuesve. Pas incidenteve, Grupi Parlamentar i PS-së kërkoi masa disiplinore ndaj 20 deputetëve të opozitës. Për gjashtë prej tyre, mes të cilëve Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edi Paloka dhe Luçiano Boçi, u kërkua përjashtim 60-ditor.

Në seancën e sotme pritet fillimisht interpelanca me Blendi Gonxhen, e kërkuar nga deputetja demokrate Ina Zhupa. Në rendin e ditës është edhe projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë, si dhe akti normativ që parashikon ndryshime në ligjin për akcizat. Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu marrëveshjen financiare me Gjermaninë për vijimin e programit të rinovimit të konvikteve universitare, projektligjin për Këshillin Fiskal dhe atë për mbrojtjen e konsumatorit.

Një pjesë e rëndësishme e paketës lidhet me biznesin, me ndryshime në ligjin për Qendrën Kombëtare të Biznesit, regjistrimin e biznesit dhe shoqëritë tregtare. Në diskutim do të jenë edhe ndryshimet për administrimin e objekteve të konfiskuara dhe përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si edhe administrimi i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara. Rendi i ditës përfshin gjithashtu ndryshime në ligjin për peshkimin dhe disa projektvendime për strukturën dhe organikën e KQZ-së dhe ILDKPKI-së.

Të këshilluara

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

Vrasja në Ekuador/ Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Më 8 qershor, Monika Silva-Koniuszek u vra në Ekuador. Pasi siguroi një hard disk që përmbante dokumente të mbledhura nga aktivistja polake, BIRN zbuloi një rrjet kompanish të lidhura me banda shqiptare, të cilat dyshohet se përdoreshin për pastrimin e parave nga trafiku i drogës.

20:28 Szymon Opryszek

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI