
Një 29-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë. Bëhet fjalë për A. Gj., nga Mati, i cili ishte arrestuar në Frankfurt pas bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve gjermane. Ndaj tij, Gjykata e Posaçme kishte caktuar në maj të vitit 2024 masën e sigurisë “arrest në burg”.
29-vjeçari akuzohet se ka siguruar kushte dhe mjete për kryerjen e një vrasjeje, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Ai përballet gjithashtu me akuza për pjesëmarrje në grup kriminal dhe kryerje të veprave penale në kuadër të tij. Pas ekstradimit, A. Gj. është kthyer në Shqipëri, ku do të përballet me procedurat e mëtejshme ligjore.