
Washington Post i ka bërë jehonë kaosit të shkaktuar në Parlament ditën e sotme, ku opozita ndezi flakadanë gjatë seancës, ndërsa maxhoranca nga ana tjetër, ndërpreu diskutimet dhe kaloi direkt për votim projektligjet.
Media amerikane shkruan se kaosi në Kuvend vjen ndërsa qeveria përballet me protestat e studentëve, të cilët i kërkojnë kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen dhe kanë refuzuar që të dialogojnë me të.
“Ligjvënësit e opozitës në Shqipëri ndërprenë një seancë parlamentare duke ndezur flakadanë, pas disa javësh protesta kundër qeverisë. Në Shqipëri dhe në vende të tjera evropiane janë zhvilluar protesta për shkak të pakënaqësisë lidhur me çmimet e karburanteve, shkollat, shërbimet publike dhe strehimin.”, shkruan media.
Media shkruan se Shqipëria po përjeton protesta për korrupsionin, skandalet që kanë përfshirë qeverinë, vështirësitë ekonomike, cilësinë e shërbimeve dhe shqetësimet për të ardhmen, veçanërisht mes të rinjve.