Flash

Shpërthen revolta në Kroaci/ Mbushen sheshet e Zagrebit, protestohet kundër mbetjeve toksike

Lapsi.al 6 September 2026

Dhjetëra mijëra persona protestuan të shtunën në Zagreb, duke kërkuar nga qeveria kroate pastrimin urgjent të një landfilli të paligjshëm me mbetje të rrezikshme pranë qytetit Gospiç, në rajonin malor të Likës. 

Protesta, një nga më të mëdhatë që Kroacia ka parë vitet e fundit, u zhvillua për shkak të shqetësimeve për më shumë se 30 mijë tonë mbetje, përfshirë materiale mjekësore dhe industriale, të groposura në një zonë pranë Gospiçit. Banorët dhe protestuesit akuzojnë autoritetet se kanë dështuar për muaj me radhë të ndërhyjnë dhe se kanë minimizuar përmasat e ndotjes.

Në shkurt, policia kroate dhe Europol arrestuan 13 persona, të dyshuar për importimin dhe depozitimin e paligjshëm të mbetjeve, të sjella nga vende të tjera të Bashkimit Evropian që prej vitit 2023. Sipas hetimeve, skema dyshohet se kishte gjeneruar më shumë se 4 milionë dollarë për të dyshuarit.  

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç vizitoi zonën javën e kaluar dhe deklaroi se qeveria kishte përzgjedhur një kompani që do të nisë largimin e mbetjeve. Megjithatë, protestuesit kërkuan një plan të detajuar pastrimi, me afate të detyrueshme.

Qeveria ka deklaruar se analizat e tokës dhe ujërave pranë Gospiçit nuk kanë treguar ndotje, por ky pretendim bie ndesh me një vlerësim të publikuar muajin e kaluar nga agjencia kroate kundër korrupsionit. Sipas këtij vlerësimi, në tokë janë gjetur nivele të larta metalesh, ndërsa në ujërat nëntokësore janë zbuluar edhe substanca PFAS, të njohura si “kimikate të përjetshme” për shkak të qëndrueshmërisë së tyre në mjedis.

Protestuesit në Zagreb kërkuan që brenda 20 ditësh të hartohet një plan i plotë për pastrimin dhe që të gjitha mbetjet e groposura të largohen brenda tre muajsh. 

“Kjo nuk është një tragjedi, është një krim”,deklaroi një prej protestuesve, duke akuzuar autoritetet se kanë lejuar që situata të vazhdojë për vite. 

Në protestë morën pjesë edhe deputetë nga parti të ndryshme politike, si dhe figura publike kroate. Ekspertët mjedisorë paralajmërojnë se, ndonëse ndotja duket se është e kufizuar kryesisht në zonën përreth, terreni poroz dhe rrjetet lumore mund të favorizojnë përhapjen e ndotësve drejt Detit Adriatik. 

Kryeministri Plenkoviç i ka cilësuar kritikat si një përpjekje të kundërshtarëve politikë për të shfrytëzuar skandalin, ndërsa hetimet për kompaninë kroate të dyshuar për groposjen e mbetjeve toksike në disa zona vijojnë.

Të këshilluara

Ekspertët: Kosova rrëzikon të hyjë në një fazë të rrezikshme

Njohësit e politikës kërkojnë që partitë politike të vendosin sa më shpejt nëse duan të bëjnë kompromise për zgjedhjen e presidentit apo të shpallen zgjedhjet e reja. Kjo pasi, sipas tyre, pas 5 tetorit Kosova do të mbetet pa president. Çdo vonesë në formimin e institucioneve para tetorit vlerësohet se do t’i kushtojë vendit me pasoja të reja institucionale e politike.

22:45

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI