Flash

7 bashkitë që janë të varura nga ndërtimi

Lapsi.al 7 September 2026

Kavaja, Himara, Vlora, Kamza, Durrësi, Vora janë bashkitë më të varura nga të ardhurat që gjeneron ndërtimi, pasi të paktën 40% e të ardhurave të tyre të veta vijnë nga Taksa e Ndikimit në Infrastrukturë (TNI) sipas të dhënave që i takojnë 2025.

Edhe Tirana e ka këtë tregues afër 40%.

Varësia është veçanërisht e lartë në bashkitë që vitet e fundit kanë pasur zhvillim të fortë të ndërtimit. Në Kavajë, për shembull, autonomia fiskale llogaritet në 70% kur përfshihen të ardhurat nga TNI, por bie në 40,6% nëse kjo taksë përjashtohet, një diferencë prej 29,4 pikësh përqindjeje.

Edhe Vlora, Kamza dhe Durrësi pësojnë rënie të fortë të autonomisë fiskale kur hiqen të ardhurat nga ndërtimet e reja, çka tregon se një pjesë e rëndësishme e financave të tyre vendore mbështetet te një burim i lidhur ngushtë me ciklin e ndërtimit.

Sipas Raportit Përfundimtar për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0, në nivel kombëtar autonomia fiskale e bashkive për vitin 2025 rezulton 43,1%, por bie në 32,4% nëse përjashtohet Taksa e Ndikmit në Infrastrukturë.

Kjo diferencë tregon se një pjesë e konsiderueshme e autonomisë fiskale së bashkive varet nga ecuria e tregut të ndërtimit. TNI arkëtohet nga ndërtimet e reja dhe, për këtë arsye, ka karakter ciklik.

Edhe Tirana merr 37,5% të të ardhurave të veta nga TNI

Sipas peshës që ka TNI në të ardhurat e veta, bashkitë ndahen në tri grupe. Në grupin me varësinë më të lartë nga ndërtimi, ku TNI zë të paktën 40% të të ardhurave të veta, bëjnë pjesë Kavaja, Himara, Vlora, Kamza, Durrësi dhe Vora.

Në grupin e dytë përfshihen bashkitë ku TNI zë nga 20% deri në 40% të të ardhurave të veta. Në këtë kategori bën pjesë edhe Tirana, ku Taksa e Ndikimit në Infrastrukturë përbën 37,5% të të ardhurave të veta.

Grupi i tretë përfshin 50 bashki me varësi më të ulët nga ndërtimi. Megjithatë, në shumë prej tyre kjo nuk lidhet domosdoshmërisht me një strukturë më të fortë financiare, por me një bazë përgjithësisht më të ulët të të ardhurave të veta.

Taksa e pasurisë mbetet nën potencial

Ndërkohë që bashkitë mbështeten fort te taksa e ndërtimit, një nga burimet më të qëndrueshme të financimit vendor, taksa e pasurisë, vijon të ketë peshë të ulët.

Në vitin 2025, kjo taksë solli rreth 8,1 miliardë lekë, ose vetëm 18% të të ardhurave të veta të bashkive. Në raport me ekonominë, të ardhurat nga taksa e pasurisë përfaqësojnë vetëm rreth 0,3–0,4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa mesatarja europiane është afërsisht 1% e PBB-së.

Ndryshe nga TNI, e cila varet nga ritmi i ndërtimeve të reja, taksa e pasurisë mbështetet te pronat ekzistuese dhe mund të krijojë të ardhura të rregullta dhe më të parashikueshme për bashkitë.

Por administrimi i saj vazhdon të ketë mangësi. Regjistri fiskal i pronave nuk është ende i plotë, jo të gjitha pronat përfshihen në faturim dhe niveli efektiv i taksimit mbetet i ulët. Për pasojë, një pjesë e pronave ose nuk tatohen, ose kontribuojnë më pak nga sa do të lejonte potenciali i tyre ekonomik.

Raporti e konsideron forcimin e taksës së pasurisë si një nga sfidat kryesore të reformës së financimit vendor. Kjo kërkon përfundimin e kadastrës fiskale, zgjerimin e bazës së faturimit, përditësimin e vlerave të pronës dhe përmirësimin e administrimit nga bashkitë.

Rritja e peshës së taksës së pasurisë do të ulte varësinë e pushtetit vendor nga cikli i ndërtimit dhe do t’i bënte të ardhurat e bashkive më të qëndrueshme në afatgjatë./ Monitor 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI