
Zjarri në Krastë të Krujës po përhapet me shpejtësi.
Flakët kanë përfshirë një pjesë të kodrës, teksa rrezikohen rreth 20 banesa për shkak të përhapjes së zjarrit.
Sipas raportimeve në vendngjarje ndodhet vetëm një autojet zjarrfikës, por banorët shprehen se nevojiten më shumë kapacitete.
Kërkohet ndërhyrja nga ajri për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve drejt banesave.