Flash

Nesër nis Kuvendi, seanca e parë thjesht formale

Lapsi.al 7 September 2026

E marta shënon nisjen e sesionit të ri parlamentar në Shqipëri. 

Sipas urdhrit të nënshkruar nga kryeparlamentari Niko Peleshi, seanca plenare do të mbahet në orën 17:00.

Bazuar në detajet e rendit të ditës, seanca e nesërme do të jetë kryesisht formale, pasi fokusi mbetet te hapja e punimeve të sesionit të III të Legjislaturës së XI të Kuvendit të Shqipërisë.

Punimet e Kuvendit që do të nisin këtë javë pritet të sjellin një sërë tematikash, çështjesh dhe tensionesh në politikën shqiptare, pasi në këtë legjislaturë parashikohen diskutime të shumta dhe vendime lidhur me përgatitjet për zgjedhjet lokale të vitit 2027, Reformën Administrativo-Rerritoriale, si edhe miratimin e ligjeve të përafruara me Bashkimin Europian.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI