Flash

Kush është Paolo Zampolli, miku i Trump sot në Tiranë

Lapsi.al 7 September 2026

Paolo Zampolli ka mbërritur në Tiranë si i dërguari i presidentit Trump për Partneritetet Globale, por duhet thënë se ai nuk është diplomati tipik amerikan.

Karriera e tij nuk ka nisur as në zyrat e ambasadave as ka ngjitur shkallët e Departamentit të Shtetit.

Rruga që e ka sjellë sot në Tiranë si i dërguar i posaçëm i Donald Trump kalon nga biznesi familjar në Milano, moda në Neë York, tregu i pasurive të paluajtshme, Kombet e Bashkuara dhe, mbi të gjitha, një miqësi dhjetra-vjeçare me Presidentin amerikan.

Zampolli, njeriu që prezantoi Donaldin me Melanian

I lindur në Milano në vitin 1970, Zampolli u përfshi fillimisht në biznesin e familjes. Babai i tij, Giovanni, kishte themeluar Harbert, kompani që merrej me shpërndarjen në Itali të produkteve Hasbro, përfshirë marka të lidhura me Star ëars dhe Marvel.

Vdekja e të atit në një aksident me ski, kur Zampolli ishte vetëm 18 vjeç, ndryshoi drejtimin e jetës së tij. Ai la studimet dhe më pas biznesin familjar, ndërsa në mesin e viteve ’90 hyri në industrinë ndërkombëtare të modës.

Në vitin 1994, gjatë organizimit të konkursit Look of the Year në Ibiza, njohu John Casablancas, themeluesin e Elite Model Management. Casablancas e nxiti të zhvendosej në Neë York.

Aty Zampolli themeloi ID Models dhe filloi të ndërtonte atë që më vonë do të bëhej ndoshta kapitali i tij më i rëndësishëm: një rrjet kontaktesh mes biznesit, njerëzve të famshëm, miliarderëve dhe politikës.

Në agjencinë e tij kaluan emra të njohur të modës ndërkombëtare, ndërsa pikërisht kjo botë do ta lidhte përfundimisht me Donald Trump.

Zampolli njihet si njeriu që prezantoi Trumpin me Melania Knauss, modelen sllovene që më vonë do të bëhej Melania Trump. Takimi ndodhi gjatë një feste të Fashion ëeek në Neë York në fund të viteve ’90.

Por marrëdhënia mes Zampollit dhe Trumpit nuk mbeti thjesht një njohje mondane.

Karriera nën hijen e Donald Trump

Në vitin 2004, me sugjerimin e Trumpit, Zampolli u largua nga industria e modës dhe kaloi në real estate. Ai punoi për disa vite si drejtues i zhvillimit ndërkombëtar të Trump Organization, përpara se të vazhdonte aktivitetin e tij në tregun e pasurive të paluajtshme.

Në të njëjtën kohë nisi të ndërtonte edhe një profil diplomatik.

Zampolli mori funksione diplomatike pranë Kombeve të Bashkuara si përfaqësues i Commonëealth of Dominica, shteti i vogël ishullor i Karaibeve. Ai është lidhur gjithashtu me iniciativa ndërkombëtare për mbrojtjen e oqeaneve.

Ajo që e bën profilin e tij edhe më të pazakontë është aftësia për të mbijetuar politikisht përtej ndarjeve partiake në ëashington. Në vitin 2021, administrata e Joe Biden e emëroi në President’s Council on Sports, Fitness & Nutrition.

Por rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë e solli Zampollin shumë më pranë qendrës së pushtetit.

Në mars 2025, Trump e emëroi atë te4 dërguar të posaçëm presidencial për Partneritetet Globale.

Ky është edhe funksioni me të cilin ai vjen në Tiranë, një profil hibrid: politikë, diplomaci, biznes dhe investime.

Në një farë mënyre, është produkt tipik i diplomacisë së Trumpit, ku marrëdhëniet personale dhe njerëzit që gëzojnë besimin e Presidentit mund të marrin një peshë që nuk shpjegohet vetëm nga vendi që zënë në hierarkinë tradicionale diplomatike.

Dhe Zampolli e ka një gjë që në ëashingtonin e Trumpit vlen shumë: aksesin personal.

Marrëdhënia e tij me Trumpin është shumë më e vjetër se mandati presidencial dhe shumë më e vjetër se funksioni që mban sot.

Por për Tiranën, historia personale e Zampollit është më pak e rëndësishme sesa funksioni që ai ka sot. Ai pritet të ketë kontakte me përfaqësues të qeverisë dhe politikës shqiptare, duke shtuar kuriozitetin; çfarë mesazhi sjell me vete një mik i vjetër i Presidentit të Shteteve të Bashkuara?

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI