Flash

Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit, largohet nga paraburgimi i Bradasheshit

Lapsi.al 29 October 2026

Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit, largohet nga paraburgimi i

Ergys Agasi është transferuar ditën e sotme në burgun e Fierit, pas rreth dy muajsh qëndrimi në paraburgimin e Bradasheshit. Agasi u arrestua nga policia në zonën e Shkozetit, në zbatim të një urdhri të SPAK.  Pas vendimit për transferimin e tij, një furgon i Policisë ka mbërritur në ambientet e burgut të Fierit, ku është kryer shoqërimi dhe dorëzimi i Agasit, në përputhje me procedurat dhe protokollet përkatëse të sigurisë.

Lëvizja e tij drejt këtij institucioni vjen një ditë pas transferimit në të njëjtin burg të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Edhe ky i fundit u largua nga institucioni ku mbahej më parë dhe u dërgua në burgun e Fierit. 

Sipas SPAK, Ergys Agasi akuzohet se në bashkëpunim me Ermal Beqirajn kanë krijuar një grup të strukturuar kriminal, i cili kishte si qëllim manipulimin e tenderëve publikë të AKSHI-t, ku përveç korrupsionit dyshohet se janë përdorur edhe forma dhune e deri në pengmarrje.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI