Flash

Ndihmonte të huajt të kalonin ilegalisht kufirin në këmbim të parave, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

Lapsi.al 29 October 2026

Ndihmonte të huajt të kalonin ilegalisht kufirin në këmbim

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka transportuar në mënyrë ilegale drejt Shqipqrisë, shtetas të huaj nga Iraku dhe Irani. Sipas njoftimit të policisë, i riu ishte banues në Itali, dhe u ndalua gjatë natës në afërsi të fshatit Shkallë, në kuadër të operacionit policor 'Tranzit 2'.

Sipas hetimeve paraprake, destinacioni i emigrantëve ishte Italia, ndërsa secili prej tyre dyshohet se kishte paguar 2 800 euro për transportin. 21 shtetasit e huaj janë proceduar në gjendje të lirë për kalim të paligjshëm të kufirit, ndërsa është bërë sekuestrimi i furgonit nga forcat policore. Sakaq, hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht veprimtarinë dhe për të identifikuar persona të tjerë të mundshëm të përfshirë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI