Flash

“Do ju marrë Balluku me vete në burg”, Berisha në Kuvend: S’i blini dot studentët

Lapsi.al 29 October 2026

“Do ju marrë Balluku me vete në burg”, Berisha në

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hyrë live në Facebook, pasi kryetari i parlamentit Niko Peleshi i ndërpreu fjalën.

Berisha iu drejtua deputetëve të PS-së, duke iu thënë se do të shkojnë në burg pas Ramës dhe Ballukut, pasi janë bashkë me ta të përzier në krime, teksa kanë mbështetur regjimin me votën e tyre. Shtoi se ata nuk mund të blejnë dot studentët e se shqiptarët nuk i duan më. Berisha theksoi se nëse kanë ndërgjegje, deputetët e mazhorancës duhet të japin dorëheqjen.

Sali Berisha: Ju jeni eksponentë të narko-shtetit, ju ka ardhur fundi. Të gjithëve ju vjen era kokainë dhe kanabis. Ju keni ndërtuar parajsën mbi krimin dhe kjo parajsë do jetë ferri juaj. Kongresmenët në SHBA i kanë dërguar letër Marco Rubios, ku kërkojnë sanksionimin e Edi Ramës, kërkojnë sanksionimin e Belinda Ballukut. Ju do shkoni pas Ballukut njëri pas tjetrit.

Fytyra juaj është e regjimit kriminal që dhunon studentët. Këto janë heronjtë. Ju nuk mund të blini studentët, ndaj dhe ikni më mirë se do u përzënë. Jeni të përzënë. Çfarë do bëni ju kur Rama dhe Lubia do shkojnë aty ku e kanë vendin? Do shkoni dhe ju në burg, se keni votuar bashkë me ta. Keni marrë nga pronat dhe paratë e shqiptarëve. Thirrini mendjes.

Të këshilluara

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI