Flash

Dy leje në AZHT për të njëjtën pronë/ Çfarë kërkon të groposë Rama nën ullinjtë e Palasës

Reagimi i Luan Muçës ngre dyshimin se pas përplasjes së armatosur në Palasë nuk qëndron një “sherr banal”, siç e quajti Rama, por një konflikt pronësie i prodhuar nga lejet e institucioneve shtetërore, gjurmët e të cilit kryeministri tenton t’i mbyllë përmes shpronësimit të tokës.

Lapsi.al 6 September 2026

Sapo ka dalë nga burgu, biznesmeni Luan Muça, që pak ditë më parë u përfshi në një përplasje me armë në resortin Regina Palm, ka shpërndarë versionin e tij për sherrin me biznesmenin tjetër, Vasil Bedinaj. Sipas asaj që tregon Luan Muça shkak i përplasjes me armë është prona në Palasë, për të cilën ishin lëshuar dy leje për resorte nga Këshilli Kombëtar i Territorit që drejtohet nga kryeministri Edi Rama.

Nga ky version i ngjarjeve del se përpjekja e Ramës për ta mbyllur sherrin duke sekuestruar pronën, ishte në fakt një përpjekje për të mbuluar paligjshmërinë.

Jo më kot, Rama u përpoq ta shuajë konfliktin me një akt të pazakontë. Kryeministri vendosi konfiskimin e pronës, me shpjegimin se tokën do ta marrë shteti dhe aty do të mbillen ullinj. Kryeministri e quajti atë që ndodhi një “konflikt banal dhe brutal mes dy ndërtuesve” dhe njoftoi se qeveria kishte vendosur “ta shpronësojmë për interes publik të gjithë zonën” dhe ta kthente në një park kushtuar ullirit.

Ndërhyrja e Ramës në konflikt ishte e çuditshme. Pse duhej shteti të ndërhyjë në një mosmarrëveshje pronash, kur dihet se në Shqipëri gëlojnë me qindra apo me mijëra mosmarrëveshje të tilla?

Versioni i Luan Muçës për sherrin me Vasil Bedinajn

Shpjegimi që jep Luan Muça e kompromenton seriozisht pozicionin e kryeministrit në këtë ngjarje. Nëse pretendimet e Muçës janë të vërteta, problemi nuk është se kujt i përket toka, por se si kanë vepruar institucionet e shtetit me atë tokë.

Muça pretendon se konflikti nisi pikërisht pasi zbuloi se mbi një pronë që ai thotë se e kishte blerë dhe e kishte përfshirë në projektin e tij si investitor strategjik, ishte miratuar një projekt tjetër.

“Në mënyrë rastësore, nga rrjetet sociale, kam parë se ishte dhënë një leje në tokën që unë kam blerë dhe mbi të cilën ishte dhënë statusi i investitorit”, deklaroi Muça.

Madje, sipas tij, mbi këtë pronë “po reklamohej për shitjen e njësive, apartamenteve apo vilave të ndryshme”.

Kur ka parë se në pronën e tij po bëhej gati ndërtimi i resortit Regina Palasë, nga Vasil Bedinaj, Muça thotë se iu drejtua Agjencisë së Zhvillimit të Territorit për të kërkuar shpjegime. AZHT, institucioni i drejtuar nga Adelajda Roka e njoftoi Muçën se do të verifikonte dokumentacionin e palëve dhe se deri në përfundimin e këtij verifikimi nuk do të zbardhej leja e ndërtimit.

"Pas kësaj, i jam drejtuar AZHT-së për të marrë më shumë informacion rreth kësaj çështjeje. Pas komunikimit që pata, më njoftuan se do të verifikoheshin të gjitha dokumentet e palëve dhe se, deri në momentin e përfundimit të verifikimit të dokumenteve, nuk do të kishte zbardhje të lejes së ndërtimit" thotë Muça.

Paralelisht më këtë, punonjës të AZHT njoftuan biznesmenin tjetër, Vasil Bedinajn se Muça po ankohej për projektin e tij dhe gjithçka po verifikohej.

Për këtë arsye Luan Muça thotë se mori një telefonatë nga Vasil Bedinajn për ankesën e tij. “Pas rreth një ore, jam telefonuar nga shtetasi Vasil Bedinaj, i cili më kërkoi të mos i ekspozoja në AZHT pretendimet e mia mbi pronën time”, thotë Muça.

Pas kësaj telefonate, sipas tij, u la takimi në hotelin e Bedinajt në Orikum. Aty ndodhi përplasja që më pas përfundoi me të shtëna armësh. Muça thotës e Vasil Bedinaj kishte vendosur njerëz të armatosur në hotel dhe ata e kanë qëlluar me të shtëna armësh. 

Versioni i ri që jep Luan Muça bie në kundërshtim me pretendimin e Vasil Bedinajt që tha se i kishin ardhur në hotel njerëz të armatosur duke i vendosur një gjobë prej 5 milion eurosh. Tanimë, çështja implikon institucionet shtetërore dhe direkt kryeministrin Rama.

Dy leje ndërtimi mbi të njëjtën pronë

Kompanitë e lidhura me Luan Muçën, “Delta” dhe “DAST”, kanë përfituar në vitin 2021 statusin e investitorit strategjik për projektet “Delta Falaise & Village” dhe “Banyan Tree Hotel”. Për projektin është miratuar gjithashtu dhënia me qira për 99 vjet, me tarifën simbolike 1 euro, e një sipërfaqeje prej rreth 232 mijë metrash katrorë pronë shtetërore në Palasë.

Autoriteti që miraton statusin e investitorit strategjik është Komiteti i Investimeve Strategjike, në krye të të cilit është Edi Rama.

Po në vitin 2021, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi leje që lidheshin me projektet “Delta Falaise & Village” dhe “Banyan Tree”. Edhe KKT drejtohej nga Edi Rama.

Ndërkohë më vonë, siç thotë Muça, Agjencia e Zhvillimit të Territorit ishte në procesin e zbardhjes së lejes së ndërtimit që lidhej me projektin e Regina Palasë, për të cilën flet Luan Muça dhe që ishte reklamuar në rrjetet sociale.

Në këtë situatë, në vend se të propozojë mbjelljen e disa rrënjëve ullinj, Rama duhet të jepte shpjegime, se pse nuk e zbuluan institucionet shtetërore problemet me lejen e ndërtimit mbi të njëjtën pronë për dy biznesmenë të ndryshëm? Çfarë dokumentesh kishin përpara institucionet kur firmosën dy leje ndërtimi mbi të njëjtin vend në Palasë, që çoi më pas në përplasjen me armë?

Më shumë se sa “pajtimtari” i dy biznesmenëve që përplasen me armë, Rama tani duket si zyrtari që tenton të fshehë gjurmët e një firme të paligjshme për resortin me mbivendosje pronash në Palasë. Kësisoj, kryeministri nuk mund të fshihet pas versionit të një “konflikti banal” mes dy biznesmenësh, por duhet të shpjegojë se cili nga dy resortet e mori firmën e tij me dokumenta të rregullta dhe cili me dokumenta të falsifikuara, veprime që duhet të hetohen, para se paligjshmëria dhe korrupsioni të groposet nën rrënjët e ullinjve të Palasës./Lapsi.al

Të këshilluara

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI