
Marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të shtetit mund të rezultojë e pamjaftueshme duke e futur Kosovën në një krizë të re dhe duke e shpënë vendin sërisht drejt zdhedhjeve.
Gjashtë deputetë të LDK-së i kanë dalë kundër kreut të partisë së tyre, Lumir Abdixhiku, duke mos e pranuar paktin e tij me kryeministrin Albin Kurti. Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Janina Ymeri, Armend Zemaj e Kujtim Shala kanë dalë kundër marrëveshjes duke prishur korumin e domosdoshëm të numrave për të zgedhur kreun e shtetit.
LVV-ja e Albin Kurtit fitoi 53 mandate në zgjedhjet e qershorit dhe, së bashku me deputetët e komuniteteve joshumicë, ka të paktën 61 vota, të mjaftueshme për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.
Për zgjedhjen e presidentit, megjithatë, kërkohet prania e të paktën 80 deputetëve në sallën e Kuvendit (Përndryshe shpërndahet parlamenti), i cili ka gjithsej 120 ulëse.
Pikërisht për këtë LVV-së i duheshin të plotë 18 deputetët e LDK-së, që numri të arrinte në të paktën 81 vota të domosdoshme në dy raundet e para të votimit (në raundin e tretë presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë).
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se marrëveshja për presidentin me Lidhjen Demokratike të Kosovës qëndron, edhe pasi gjashtë deputetë të LDK-së dolën kundër nominimit të Bekim Sejdiut për president.
Pas mbledhjes të Grupit Parlamentar të LVV-së, Kurti tha se të 53 deputetët mbështetën marrëveshjen me LDK-në, të bërë publike një ditë më parë.
Megjithatë, njoftimi i kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, se gjashtë deputetë të tij s’e përkrahin Sejdiun, sipas Kurtit kërkon që të ketë takime të reja.
“Duhet të ritakohem me Abdixhikun edhe me kryesinë e LVV-së sepse situata ka ndryshuar krahasuar me takimin që kishim kur kishim 80 deputetë”, tha ai për gazetarët.
Por këtë herë pozita e Kurtit duket më e lehtësuar. Nëse në krizën pararardhëse, ai u akuzua si shkaktar i saj pasi nuk mbështetit rikandidtimin e ish presidentes Vjosa Osmani duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve, këtë radhë nëse votimi dështon, dhe shkohet sërish drejt kutive të votimit, pesha e fajit i mbetet e tëra opozitës. Kuri ka alibinë, se mbështeti një figurë konsensuale, jo ushtar të tij, madje në bashkëpunim edhe me një prej partive kryesore rivale si LDDK e Abdixhikut, por sërisht opozita u bë bllokuese. Në zgjedhjet e radhës ai dhe Vetëvendosja mund të shkojnë me kredo më të forta morale.
Këtë gjë ka kuptuar më së miri edhe lideri i LDK-së. “Dje u refuzua zgjidhja e Presidentit të Kosovës. U refuzua votimi i kandidatit të propozuar nga LDK-ja dhe, me këtë refuzim, u përcaktua edhe fati i vendit, zgjedhje të reja. Dëm mund të bëjë çdo kush” shkroi Abddixhiku në një postim kundër gjashtë deputetëve rebelë. Nga ana e saj propaganda qeveritare ka filluar ta etiketojë grupin e Avdullah Hotit si thaçistë, pra si vegla të ish presidentit që gjendet në Hagë, ndërsa për LDK-në zyrtare ata janë dështakët që kur ishin në krye të partisë e zbritën atë në 12%.
Ama falë tyre, që po i ngjiten aleances opozitare PDK, Aleanca kosova mund të zhytet në një cilël të ri krize pa president dhe me të katërtat zgjedhje të parakohshme radhazi.
LAPSI.AL


