Flash

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Kriza politike në Kosovë, PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë, thirrje Kurtit: Kthehuni në seancë

Lapsi.al 2 September 2026

Një ditë pasi gjashtë deputetë të LDK-së dolën kundër marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje për kandidatin për president, PDK dhe Aleanca bllokuan sërish këtë të mërkurë hyrjen e Qeverisë, duke i kërkuar Albin Kurtit të thërrasë seancën e Kuvendit

Partia Demokratike e Kosovës  dhe Aleanca kanë bllokuar edhe këtë të mërkurë hyrjen e Qeverisë së Kosovës. Në aksion morën pjesë deputetë të dy partive, si edhe asamblistë dhe aktivistë nga Drenasi.

    "Mashtrimit duhet t’i vihet fundi, sepse këtë mashtrim tanimë edhe qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke e parë, sepse të fitosh 50% të votave dhe prapë ta bllokosh krijimin e institucioneve, kjo më nuk do mend, sepse dihet kush është fajtori. Fajtori është Kryeministri në detyrë dhe Lëvizja Vetëvendosje.Prandaj, ne në cilësinë e qytetarëve të Republikës edhe si përfaqësues institucionalë bëjmë thirrje që të formohen institucionet, të normalizohet jeta e qytetarëve dhe të vazhdojë përpara, sepse Kosova është më e madhe se seicili individ në Republikën e Kosovës”, tha Asamblisti i Drenasit, Dritan Ajazi. 

Opozita kërkon thirrjen e seancës së Kuvendit dhe konstituimin e institucioneve, ndërsa protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe gjatë javëve të fundit.

    "Albin Kurti duhet ta ftojë seancën, të kthehet në Kuvend, t’i hapë rrugë krijimit të institucioneve të reja. E thashë dhe po e ripërsëris: janë ditë të rënda që po i përjeton qytetari i Kosovës. Kosova po stagnon në të gjitha drejtimet e saj. Dje e kemi parë një protestë në sheshin e qytetit ku komunat e Kosovës, qytetarë nga të gjitha komunat kanë protestuar për shkak të diskriminimit dhe qasjes joserioze që po e bën Albin Kurti dhe përfaqësuesit e partisë së tij.Prandaj, kërkesa jonë sot është që ta lërë njëherë e përgjithmonë egon e tij, t’i kthehet krijimit të institucioneve të reja dhe ta ndalë bllokadën politike që po e bën si parti që ka marrë besimin më të madh të qytetarëve të Kosovës. Ia kemi borxh këtij vendi, ia kemi borxh gjeneratave të reja, por mbi të gjitha ia kemi borxh Kosovës që t’i hapim rrugë krijimit të institucioneve të reja, dhe thirrja ime sot është që zoti Dehari ta ftojë seancën sepse nuk ka më kohë për të pritur. Kemi tejkaluar çdo afat kushtetues, çdo afat ligjor dhe jemi përtej çdo norme demokratike e kushtetuese. Prandaj po e përsëris: kthehuni në seancë, konstituoni Kuvendin, pastaj mundësitë janë që ai, nëse i ka votat, të procedojë me zgjedhjen e presidentit”, tha Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

Protesta vjen  pasi marrëveshja mes Vetëvendosjes dhe LDK-së për kandidimin e Bekim Sejdiut në postin e presidentit u përball me kundërshtime brenda vetë LDK-së. Gjashtë deputetë të kësaj force deklaruan se nuk do ta mbështesin kandidaturën, duke vënë në pikëpyetje sigurimin e 80 deputetëve të nevojshëm për zgjedhjen e kreut të shtetit. Megjithatë, kryeministri në detyrë Albin Kurti deklaroi të martën se marrëveshja me LDK-në mbetet në fuqi, edhe pse pranoi se situata ka ndryshuar dhe se do të zhvillojë takime të tjera me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Për zgjedhjen e presidentit të Kosovës kërkohet prania e të paktën 80 deputetëve në sallën e Kuvendit. Vetëvendosje ka 53 mandate dhe, së bashku me deputetët e komuniteteve joshumicë, nuk i ka votat e mjaftueshme pa mbështetjen e një pjese të opozitës. Përplasjet brenda LDK-së e kanë bërë edhe më të pasigurt arritjen e këtij pragu.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI