Flash

Euro prek një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun nuk po e ndal rënien as këtë javë dhe ka prekur një minimum të ri historik. Sipas ku...

16:16

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

Bashkimi Europian shton presionin ndaj Ramës për ligjin e zonave të mbrojtura: në pikëpyetje projekti i Zvërnecit

Në përgjigjen ndaj 11 eurodeputetëve, Komisioni Evropian kërkon që Shqipëria të shfuqizojë dispozitat e papajtueshme të ndryshimeve të vitit 2024 në ligjin për zonat e mbrojtura dhe të përfundojë legjislacionin e vitit 2015 për investimet strategjike, duke e lidhur këtë me kushtet për mbylljen e Kapitullit 27.

Lapsi.al 25 August 2026

Bashkimi Evropian po e shtrëngon më tej presionin ndaj qeverisë shqiptare për ndryshimet e bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, duke e lidhur tashmë në mënyrë të drejtpërdrejtë korrigjimin e tyre me kushtet për mbylljen e Kapitullit 27, atë të mjedisit.

Në një përgjigje ndaj pyetjeve të 11 eurodeputetëve të grupit të majtë në Parlamentin Evropian, Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, e bën të qartë se Shqipëria duhet të përafrojë legjislacionin e saj me acquis-in evropian dhe, konkretisht, të shfuqizojë dispozitat problematike të futura me ndryshimet e vitit 2024 në ligjin për zonat e mbrojtura.

“Kushtet për mbylljen e kapitullit kërkojnë shprehimisht që Shqipëria të përafrohet me acquis-in e BE-së për mbrojtjen e natyrës, përfshirë shfuqizimin e dispozitave të papajtueshme të futura përmes ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe përfundimin e legjislacionit të vitit 2015 për investimet strategjike”, thuhet në përgjigjen e Komisionit Evropian.

Formulimi është politikisht i rëndësishëm, sepse nuk bëhet më fjalë vetëm për një rekomandim të përgjithshëm për mbrojtjen e mjedisit. Komisioni Evropian e identifikon shprehimisht ligjin e ndryshuar të zonave të mbrojtura si një prej pengesave që Shqipëria duhet të adresojë për të përmbushur kriteret e kapitullit të mjedisit.

Ishte ky ndryshim ligjor, që në vitin 2024 hoqi një prej barrierave kryesore ligjore ndaj ndërtimeve turistike në zona me status të veçantë mjedisor.

Para amendimeve, aktivitetet në zonat e mbrojtura ishin të kufizuara nga parimi i ruajtjes, përmirësimit dhe administrimit të mjedisit. Me ndryshimet e miratuara nga Kuvendi me votat e socialistëve, u krijua mundësia që në kushte të caktuara të ndërtohen struktura akomoduese të nivelit të lartë, përfshirë hotele me pesë yje ose më shumë, vila dhe infrastruktura mbështetëse, kur bëhet fjalë për investime të klasifikuara si strategjike.

Me pak fjalë, një zonë që deri atëherë kishte një mburojë ligjore ndaj zhvillimit intensiv u bë e aksesueshme për projekte të mëdha, nëse ato kalonin filtrin e investimit strategjik.

Një prej tyre është projekti i planifikuar në Zvërnec.

Nga ligji te Kushner

Në mars 2024, Bloomberg raportoi se Affinity Partners, fondi i investimeve i Jared Kushner, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, kishte plane për dy projekte të mëdha turistike në Shqipëri: një në ishullin e Sazanit dhe një tjetër në zonën e Zvërnecit, pranë Vlorës.

Projekti në Zvërnec u përshkrua si një zhvillim turistik me resorte, vila dhe mijëra dhoma hotelesh.

Kronologjia është ajo që e ka bërë çështjen politikisht të ndjeshme: vetëm disa javë përpara se këto plane të bëheshin publike, Kuvendi kishte miratuar ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura.

Kjo nuk do të thotë automatikisht se ligji u ndryshua posaçërisht për projektin e Kushnerit, por lidhja mes dy zhvillimeve është e pamohueshme në kohë dhe në përmbajtje: ndryshimet krijuan një kuadër më të favorshëm për zhvillime turistike të nivelit të lartë në territore që më parë kishin kufizime shumë më të forta.

Dhe tani Komisioni Evropian kërkon pikërisht zhbërjen e atyre dispozitave.

BE-ja nuk e përmend Kushnerin, në fokus mbeten ndryshimet ligjore

11 eurodeputetët – Emma Fourreau, Marc Botenga, Danilo Della Valle, Sebastian Everding, Hanna Gedin, Anja Hazekamp, Marina Mesure, Arash Saeidi, Ilaria Salis, Jonas Sjöstedt dhe Anthony Smith – i kërkuan Komisionit Evropian të vlerësonte projektet turistike në Sazan dhe në zonën Vjosa–Nartë, duke ngritur shqetësimin për financimin e tyre nga fondi i lidhur me Kushnerin.

Ata e pyetën Komisionin, ndër të tjera, se si e vlerësonte përputhshmërinë e investimeve të pasurive të paluajtshme të lidhura me familjen e një kreu shteti jashtë BE-së me standardet e transparencës dhe qeverisjes së mirë që priten nga vendet kandidate.

Në përgjigjen e saj, Marta Kos nuk jep një vlerësim të drejtpërdrejtë për familjen Trump apo Jared Kushner.

Komisioni përgjigjet në një nivel më institucional: investimet e huaja mund të sjellin përfitime, por duhet të jenë transparente dhe në përputhje me rregullat kombëtare dhe ato të BE-së.

Pra, Brukseli shmang përplasjen politike rreth emrit Trump-Kushner, por vendos në qendër atë që për Shqipërinë është më e rëndësishmja: rregullat që duhet të respektohen përpara se investimi privat të marrë përparësi ndaj mbrojtjes së territorit.

Komisioni kërkon që Shqipëria të përafrojë legjislacionin me Direktivën për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Direktivën për Vlerësimin Strategjik Mjedisor, Direktivën e Shpendëve dhe Direktivën e Habitateve.

Po aq e rëndësishme është kërkesa që Shqipëria të dëshmojë kapacitet për menaxhimin e zonave të ardhshme Natura 2000 dhe të garantojë masa efektive për ruajtjen e tyre.

“Shqipëria të dëshmojë kapacitet të mjaftueshëm për menaxhimin e zonave të ardhshme Natura 2000 dhe të sigurojë masa efektive për ruajtjen e tyre, duke parandaluar përkeqësimin e habitateve dhe të gjendjes së specieve”, thuhet në përgjigje.

Në përgjigjen e saj, Kos thotë gjithashtu se Komisioni Evropian po e ndjek nga afër projektin në zonën Pishë Poro–Nartë.

“Ky projekt, ashtu si të gjitha projektet në zhvillim në Shqipëri, do të duhet të jetë në përputhje me kushtet e përcaktuara në kuadër të Kapitullit 27”, thuhet në përgjigje.

Sipas Komisionit, qeveria shqiptare ka siguruar Brukselin se do të kryhet një Vlerësim i Plotë i Ndikimit në Mjedis dhe se do të respektohen standardet evropiane të mjedisit. 

Kur ndryshimet u miratuan në shkurt 2024, qeveria i paraqiti si një mënyrë për të krijuar rregulla më të qarta për zhvillimin e turizmit natyror, pa prekur sipërfaqen e zonave të mbrojtura.

Por kritikët e ligjit e panë ndryshimin ndryshe: jo si një rregullim të menaxhimit të zonave të mbrojtura, por si krijimin e një përjashtimi që u jepte investimeve strategjike një derë hyrëse në territore ku më parë kishte kufizime të forta.

Edhe BE-ja kishte ngritur shqetësime përpara miratimit të ligjit. Delegacioni i BE-së në Tiranë kishte kërkuar rihapjen e konsultimeve dhe kishte paralajmëruar se ndryshimet preknin drejtpërdrejt fushat ku Shqipëria duhet të përafrohet me legjislacionin evropian.

Megjithatë, socialistët i miratuan ndryshimet duke u hapur rrugë investimeve në zonat më të bukura të Shqipërisë. Vetë Edi Rama ka qenë publikisht kritik ndaj kundërshtarëve të ndryshimeve, duke e trajtuar debatin jo si një çështje të thjeshtë të politikës mjedisore, por edhe si një përplasje politike rreth investimeve dhe figurës së Donald Trump.

Në një prej prononcimeve të tij, Rama i ka quajtur kritikat për shkatërrimin e bukurive natyrore si delire.

“Delirojnë për rrezikun e shkatërrimit të një parku kombëtar imagjinar, të një zone të mbrojtur që e mbrojtur nuk ka qenë kurrë përveç se ushtarëve të Enver Hoxhës që vëzhgonin me dylbi zbarkimin e flotës së 7 amerikane në Shqipëri dhe zbulojnë se si doli në dritë arsyeja e errët për ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura. Hija e ish-presidentit amerikan, i pengon ata më gojështhururit t’i bashkëngjiten këtyre zërave për mua, djali i paudhë që doli nga thesi i parave të Sorosit, me djalin për shpirt të armikut më të betuar të Sorosit”.

Nëse shumica në pushtet do të mbajë fjalën dhe do t'i përgjigjet kërkesës së Komisionit Evropian duke zhbërë ndryshimet e vitit 2024, atëherë nuk do të preket vetëm një paragraf i legjislacionit mjedisor. Do të preket pikërisht baza ligjore që u krijua për të lejuar zhvillime turistike strategjike në zona të mbrojtura.

Dhe për projektin e lidhur me Jared Kushner në Zvërnec, ky është problemi themelor: nëse hiqet dera ligjore që u hap në vitin 2024, projekti nuk zhduket domosdoshmërisht automatikisht, por përballet me një pengesë juridike shumë më të madhe për t’u realizuar në formën e planifikuar./Lapsi.al

Të këshilluara

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI