Flash

PAMJET/ Droni ukrainas godet gjigandin rus “Ozon”

Lapsi.al 23 August 2026

Ukraina sulmoi sot një depo që i përkiste gjigantit rus të elektronikës “Ozon” për të dytën ditë radhazi. Sulmi erdhi pas njoftimit të nisjes së një fushatë të zgjeruar kundër infrastrukturës logjistike ruse.

Një zjarr shpërtheu dhe më shumë se 300 punonjës u evakuuan nga qendra logjistike e Ozon, kompanisë së dytë më të madhe të tregtisë elektronike në Rusi. Sulmi ndodhi në rajonin e Orenburgut, në pjesën qendrore të vendit. Sulmi me dron ukrainas u konfirmua edhe nga vetë kompania në një njoftim për mediat.

Një ditë më parë forcat ukrainase goditën një depo të kompanisë në provincën fqinje Samaran, duke plagosur disa persona, sipas Ozon. Kievi ka shënjestruar prej muajsh depot e Wildberries, kompanisë më të madhe të elektronikës në vend, duke pretenduar se ajo furnizon me komponentë ushtrinë ruse.

"Pasi njësitë ukrainase goditën 15 qendrat më të mëdha logjistike të Wildberries, tani është radha e Ozonit", - njoftoi dje Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës në një postim në Telegram. Wildberries dhe Ozon shpesh krahasohen me Amazon për dominimin e tyre në këtë sektor në Rusi.

Presidenti rus Vladimir Putin shprehu të mërkurën mbështetjen e tij për Wildberries dhe njoftoi se qeveria do të ndërmarrë hapa për të rindërtuar depot e shkatërruara nga sulmet me dronë ukrainasë.

Moska ka dënuar sulmet ndaj “infrastrukturës së saj”. Ato vijnë më shumë se 4 vjet pas fillimit të ofensivës së saj në shkallë të gjerë në Ukrainë, e cila ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz dhe ka shkatërruar qytete të tëra. ©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI