
Një aksident i tmerrshëm trafiku në të cilin humbën jetën 3 persona ndodhi të shtunën në mbrëmje në një autostradë në rajonin Pedroso të Paraguait.
Aksidenti ndodhi pak pas orës 8 të mbrëmjes kur një kamion që transportonte tulla me destinacion Asuncionin pësoi defekt në frena dhe u përplas me disa automjete të ndaluara në semafor.
TRAGEDIA EN PEDROZO: CONFIRMAN TRES FALLECIDOS TRAS VIOLENTO ACCIDENTE
— Lucas Junes (@lucasivanjunes) August 16, 2026
Un camión que transportaba ladrillos habría quedado sin frenos y protagonizó una colisión múltiple en Pedrozo, Ypacaraí.
El vehículo impactó contra cuatro automóviles y luego embistió una vivienda, donde… pic.twitter.com/wzg1O55LWu
Pavarësisht përpjekjes së shoferit për ta kthyer kamionin majtas për të shmangur përplasjen, kjo nuk u bë e mundur. Sipas mediave lokale, përveç tre personave që humbën jetën, u plagosën edhe 10 pasagjerë të tjerë në automjete.
Shpejtësia e kamionit - pa frena - ishte e tillë që thuhet se u ndal 80 metra pasi goditi automjetet. Aksidenti shkaktoi gjithashtu një zjarr dhe një ndërprerje të energjisë elektrike në zonën ku ndodhi tragjedia. ©LAPSI.al