
Ka shkaktuar panik sot në Elbasan tentativa për vrasjen e një personi të quajtur Emir Bitoci, që shpëtoi vetëm pasi arma e atentatorit ngeci në momentin që ai e mbështeti tytën pas kokës së shënjestrës. Por JOQ ka kapur një detaj tjetër. Gruaja që shoqëronte atentatorin nuk ka laëvizur nga vendi në momentin e atentatit, por para se të largohej ka qenë e kujdesshme për të paguar kafet që po pinin në lokal. Skenat janë tragjikomike. Shikoni videon më poshtë: