
Një ari ka hyrë në ndërtesën e shenjtë në fshatin Dobërgorë të Bashkisë Devoll, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Objekti njihet si simbol i bashkëjetesës fetare mes të krishterëve dhe myslimanëve në zonë.
Sipas banorëve të fshatit, kafsha e egër ka shkatërruar orendi dhe objekte të ndryshme brenda godinës. Incidenti ka shkaktuar shqetësim të madh te banorët, të cilët kanë raportuar praninë e ariut dhe dëmet e shkaktuara.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet kompetente për riparimin e dëmeve dhe për marrjen e masave preventive.
Ata theksojnë se prania e kafshëve të egra pranë zonave të banuara është kthyer në një problem në rritje, që kërkon vëmendje dhe zgjidhje të qëndrueshme.