Flash

(VIDEO) Si e ul kokën Taulant Balla kur i përmendin Suel Çelën

Lapsi.al 23 July 2026

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka një histori fitoresh politike në Elbasan, në qarkun ku ishte drejtues politik gjatë zgjedhjeve të vitit 2021 dhe më herët. Por bashkë me fitoret, Taulant Balla ka marrë edhe kosto të mëdha, ndër të cilat janë akuzat për bashkëpunim me bandat kriminale apo me emra të veçantë të krimit në këtë qytet.

Sot në parlament ai kishte rastin t'i hidhte poshtë këto akuza, kur Flamur Noka iu përgjigj me të njëjtën gjuhë deklaratave të Ballës se Partia Demokratike kishte një grup deputetësh të përdhunuar nga protesta.

Flamur Noka iu përgjigj se Taulant Balla ishte i përdhunuar nga Suel Çela, kreu i një prej bandave më famëkeqe në Elbasan, nën akuzë nga SPAK për disa vrasje. Madje Flamur Noka tha se dinte edhe orën kur kishte ndodhur ky përdhunim, rreth orës 08:00 të mëngjesit.

Por si reagoi Taulant Balla?

Në vend të se t'i mohonte hamendësimet e Flamur Nokës se atë e kishte përdhunuar Suel Çela në 8 të mëngjesit, ai uli kokën dhe ashtu qëndroi. Pa folur, në heshtje, i palëvzur, nuk tha asgjë.

Shikojeni vetë në videon më poshtë, të shkëputur nga seanca e sotme parlamentare.

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI