Flash

Shikoni Edi Ramën si bën kllounin në Ankara, Trump e injoron (VIDEO)

Lapsi.al 8 July 2026

Në përpjekje për të qenë edhe një herë personazhi që bie në sy në samitin e NATO-s në Ankara, Edi Rama u shfaq me atletet e tij të bardha, duke bërë veprime foshnjore para krerëve të shteteve të pranishëm në samit.

Pamjet e publikuara nga, kryeministria tregojnë buzëqeshjet e liderëve europianë kur Rama paraqitet me atletet e bardha, ndërsa sekretari i përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte ia bën me shenjë presidentit amerikan Donald Trump t'ia hedhë një sy Ramës.

Nëse synimi ishte që të tërhiqte vëmendjen, rezultati duket zhgënjyes.

Trump nuk i hedh asnjë vështrim dhe as nuk reagon fare në drejtim të kryeministrit të Shqipërisë, duke e shpërfillur krejtësisht siç duket në videon më poshtë të shpërndara nga kryeministria.

Për vite me radhë, Edi Rama ka investuar te imazhi i politikanit që sfidon protokollin, si një mënyrë për të bërë kllounin, liderin qesharak dhe humorist për ata që e rrethojnë. Por në Ankara, sipas pamjeve të publikuara ka qenë e vështirë për t'i marrë një buzëqeshje presidentit Donald Trump.

Në pamjet e shpërndara për mediat shqiptare gjithsesi mungon një detaj tjetër, që kryeministria e ka fshehur.

Para se të kryhej foto ndërsa Trump dhe Erdogan po afroheshin, Edi Rama kryen një tjetër veprim qesharak. Ai zbret një shkallë më poshtë se të tjerët, si për t'u barazuar në gjatësi me rreshtin e parë të politikanëve duke bërë për të qeshur një pjesë të atyre që po e shikonin.

Samiti u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa për mediat u transmetua vetëm fjala hapëse e presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan. Pavarësisht gjesteve prej palaçoje të Ramës, Shqipëria nuk del e kënaqur nga samiti i Ankarasë për sa kohë është vënë në dyshim samiti i ardhshëm i planifikuar për t'u zhvilluar në Tiranë, kjo për shkak të kontributit modest të ushtrisë shqiptare në NATO.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI