Flash

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Tallej me Erdoganin, arrestohet komediani i famshëm turk (VIDEO)

Lapsi.al 3 July 2026

Gjykata turke ka urdhëruar paraburgimin e komedianit Deniz Goktas në pritje të gjyqit me akuzat për fyerje të Presidentit Tayyip Erdogan dhe vlerave fetare. Goktas, i njohur për performancat e tij në stand-up që mbledhin miliona shikime në internet, u arrestua në aeroportin e Stambollit të hënën, ndërsa kthehej nga një udhëtim jashtë vendit.

“Deniz Goktas u arrestua në aeroportin e Stambollit më 2 korrik”, tha zyra e prokurorit të Stambollit në një deklaratë, duke shtuar se kishte marrë 185 ankesa në lidhje me performancat e komedianit dhe se kishte nisur një hetim për fyerje publike të vlerave fetare të Turqisë.

Sipas mediave të huaja, në shfaqjet e tij, komediani hedh një vështrim satirik mbi zhvillimet politike të vendit, me referenca ndaj Presidentit Erdogan dhe kundërshtarit të tij kryesor, kryetarit të burgosur të Stambollit, Ekrem Imamoglu, arrestimi i të cilit në mars 2025 shkaktoi protesta masive.

Një shfaqje komedie stand-up që ai performoi në Stamboll më 1 qershor u ngarkua si një video 90-minutëshe në YouTube më 24 qershor dhe deri më tani ka pasur gati nëntë milionë shikime. Zyra e Kryeprokurorit të Stambollit njoftoi më parë këtë javë se kishte nisur një hetim për gjuhë fyese që përbën vepër penale në përmbajtjen e ndarë nga Göktas në mediat sociale.

Prokurorët thanë se hetimi lidhej me akuzat se Göktas fyeu vlerat fetare gjatë një shfaqjeje stand-up në Stamboll më 1 qershor, në të cilën ai bëri referenca për Erdoganin, Kuranin dhe Imamoglun. Fyerja e presidentit është ndër akuzat kundër tij, tha avokati i komedianit, Metin Aslan.Shumë anëtarë të Partisë AK në pushtet të Erdoganit dhe këshilltarë të presidentit e kanë kritikuar Göktasin, duke e akuzuar atë për tallje të Erdoganit dhe Kuranit.

Mësohet se në një deklaratë për policinë, komediani i mohoi akuzat, duke thënë se shakatë e tij nuk ishin një fyerje për vlerat fetare apo Kuranin, sipas rrjetit televiziv Haberturk. Ai tha gjithashtu se referenca e tij ndaj Erdoganit si diktator ishte një përcaktim politik dhe jo një fyerje. Pas spekulimeve se ai ishte larguar nga Turqia për të shmangur ndjekjen penale, Göktas tha në një postim më parë këtë javë se kishte udhëtuar jashtë vendit për pushime dhe kishte ndërmend të kthehej.

"Planifikoj të kaloj shumë vite të tjera në Turqi dhe nëse ka një situatë që kërkon praninë time, do të kthehem me fluturimin tjetër", shkroi ai.

Komediani i lindur në Ankara filloi karrierën e tij në stand-up në një klub të Stambollit në vitin 2019. Që atëherë ai ka performuar në të gjithë Evropën dhe SHBA-në.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI