Flash

PAMJET/ Si u dhunuan protestuesit me shqelma e shkopinj gome

Lapsi.al 2 July 2026

Personi që dhunohet nga policia në videon më poshtë është babai i një fëmije të paralizuar. Prej ditës së parë të protestave ai udhëton nga Durrësi në Tiranë së bashku me fëmijën e tij për të marrë pjesë në protestë në mënyrë paqësore. 

Këtë të enjte ai u gjend përpara parlamentit. Rrethanat nuk janë të qarta, por nga pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale shihet se si një grup policësh e vënë poshtë ndërsa njëri prej tyre nxiton ta godasë me shkop gome.

Xhiron e rrjetit e ka bërë edhe një tjetër video. Aty shihen dy të rinj që janë shtrirë në tokë dhe po u vihen prangat, por sërish njëri nga efektivët gjen rastin që të qëllojë me shqelm njërin prej tyre. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI