Flash

Demaskimi/ VIDEO që nxjerr zbuluar teatrin e policisë së shtetit

Lapsi.al 2 July 2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita la të gjitha punët që kishte këtë të enjte për të marrë pjesë në një film. Ai shkoi personalisht, jo një, por 2 herë në Spitalin e Traumës për të parë personalisht efektivët e policisë së shtetit që mbetën të lënduar nga protesta para parlamentit.

Për të nxjerrë në pah edhe dhunën që kishin shkaktuar protestuesit, u deklarua se në spital kishin përfunduar 15 punonjës policie.

Por gazetari Isa Myzyraj ka identifikuar se si njëri nga efektivët është përdoruar sa për të xhiruar filmin e propagandës. Ai shihet i shtrirë në spital në orën 16.48 ndërsa pas 1 orë del shëndoshë e mirë nga hyrja e komisariatit numër 3. Edhe pse përpiqet të shmangë kamerat, dëmi është bërë. Tashmë është një polic dhe aktor i famshëm. ©LAPSI.al 

 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI