Flash

PAMJET VIRALE/ Haaland përqafoi princeshën e Norvegjisë gjysmë i zhveshur 

Lapsi.al 6 July 2026

Ylli i Norvegjisë, Erling Haaland, ishte protagonisti absolut i fitores ndaj Brazilit, duke realizuar dy gola që i siguruan kombëtares kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Botës.

Pas ndeshjes në New Jersey, festimet vazhduan në dhomën e zhveshjes, ku futbollistët morën një vizitë të veçantë nga Princesha Ingrid Alexandra dhe vëllai i saj, Princi Sverre Magnus. Princesha përshëndeti një nga një lojtarët dhe përqafoi ngrohtësisht Haaland, i cili në atë moment festonte me shokët e skuadrës.

22-vjeçarja, e cila është e dyta në radhën e trashëgimisë së fronit norvegjez dhe pritet të bëhet monarkja e parë femër e vendit pas më shumë se 6 shekujsh, mori pjesë në turne pasi zëvendësoi të atin, Haakon. Ky i fundit anuloi udhëtimin për shkak se bashkëshortja e tij, Mette-Marit, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Vizita në Kupën e Botës ishte gjithashtu paraqitja e parë zyrtare publike e Princeshës Ingrid Alexandra që pas operacionit të nënës së saj. Gjithsesi ra në sy që Halaand priti princeshën gjysmë i zhveshur. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI