Flash

Taulant Balla filmohet duke luajtur letra në Strasburg (VIDEO)

Lapsi.al 9 July 2026

Një video e regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Strasburg tregon drejtuesin e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, teksa luan letra në një lokal të qytetit francez, ku po qëndronte së bashku me disa deputetë socialistë në kuadër të vizitës për mbledhjen e përbashkët me Parlamentin Europian.

Gjatë qëndrimit në lokal, dy të rinj shqiptarë iu afruan tavolinës së deputetëve dhe i vunë përballë protestave që po zhvilloheshin në të njëjtën kohë në Tiranë. (VIDEO KETU)

“Po luani letra, po kënaqeni? Keni dëgjuar që po bëhet protestë në Shqipëri? Si nuk ju vjen turp?”, dëgjohen t’u drejtohen të rinjtë deputetëve socialistë, ndërsa filmonin të gjithë momentin.

Në video, Balla dhe deputetët e tjerë nuk reagojnë ndaj komenteve, por vijojnë bisedën në tavolinë.

Më pas, Taulant Balla reagoi përmes një postimi në Facebook, ku i cilësoi dy të rinjtë si “sorrat e Berishës”.

“Ja dhe dy sorra që na i çoi Saliu tek hoteli në Strasburg. Jam i sigurt që nesër do postojnë një video si na pritën ne me protesta. ‘Pse po pini birra?’ ishte sulmi. Kanë ndryshuar kohërat; dikur çonte Sali Lushën për sulme fizike”, shkroi Balla në reagimin e tij.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI