Flash

Mllef ndaj deputetëve të Partisë Socialiste, shikoni si qytetarët i qëllojnë me vezë

Lapsi.al 23 July 2026

Sapo ka mbaruar seanca parlamentare këtë të enjte, qytetarët që protestonin jashtë kuvendit, kanë goditur me vezë makinat e deputetëve. Dhjetëra persona kanë rrethuar makinat duke i qëlluar me vezë dhe shishe uji duke sharë dhe ofenduar deputetët që udhëtonin me këto mjete. Këto akte kanë provokuar menjëherë reagimin e policisë që siç shihet në pamjet më poshtë, ka reaguar menjëherë duke goditur me shkopinj gome protestuesit.

Situata e krijuar në qendër të Tiranës duket e tensionuar, ndërsa tashmë deputetët socialistë duhet të kenë kujdes të dalin në rrugë, pasi qytetarët duken të irrituar dhe i presin me vezët gati.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI