
Dy helikopterë që punonin për shuarjen e zjarreve janë rrëzuar në Greqi pasi janë përplasur me njëri - tjetrin. Incidenti ndodhi në zonën e Psathës në Atikë.
Helikopterët ishin marrë me qira nga departamenti i zjarrfikësve dhe secili kishte një ekuipazh prej dy personash.
Njeri prej helikopterëve u rrëzua në një rrugë duke i marrë jetën pilotit rumun dhe ndihmësit të tij grek. Një operacion kërkim-shpëtimi u zhvillua për gjetjen e helikopterit të dytë që ra në një zonë të pyllëzuar.
Mediat greke raportojnë se është arritur të shpëtohen piloti dhe ndihmësi i tij.
Autoritetet thanë se po hetojnë për ngjarjen, por dyshohet se shkak është bërë një gabim njerëzor. ©LAPSI.al