
Një zjarr masiv që ka përfshirë masivin pyjor në Daias të Tiranës është ende jashtë kontrollit.
Flakët kanë rrezikuar edhe zjarrfikësit që po punonin në këtë zonë.
Siç shihet edhe në videon më poshtë, flakët kanë marrë përmasa masive, pasi janë favorizuar edhe nga era e fortë.
Në një moment flakët janë afruar shumë pranë një zjarrfikësve, ku në rrezik ishin edhe 2 automjete të forcave zjarrfikëse.
Në video dëgjohet dikush që i bërtet një zjarrfikësi: “O Sokol! Hipi makinës dhe ik! O Sokol”, - dëgjohet në video. ©LAPSI.al