
Një video tronditëse nga një kamera në një sallë operacioni në momentin e tërmetit 7.1 Rihter në Japoni më 28 korrik, i cili la dhjetëra të vdekur dhe dëme të konsiderueshme, u publikua pak ditë më parë.
Në videon e fiksuar nga kamera e sallës së operacionit në një spital në qytetin e Kumamotos, ndërsa operacioni i një pacienti nën anestezi të përgjithshme ishte tashmë në zhvillim e sipër, gjithçka duket se po dridhet.
Siç mund të shihet nga pamjet filmike, pothuajse askush dhe asgjë nuk mund të qëndronte në vend, me dy nga anëtarët e ekipit kirurgjikal që përqafonin tavolinën e operacionit dhe pacientin për ta mbrojtur atë.
通常診療を再開した熊本県八代市の「熊本総合病院」
— NHKニュース (@nhk_news) August 6, 2026
今回の熊本地震の瞬間、手術室の緊迫した様子が病院のカメラに映っていました↓https://t.co/TS7biPg7wQ pic.twitter.com/mRtPFegV8B
Sipas mediave japoneze, operacioni u pezullua përkohësisht, por u rifillua dhe përfundoi me sukses pak kohë më vonë. Spitali në fjalë u rikthye në funksionimin normal më 5 gusht.
Tërmeti i fuqishëm goditi ishullin jugor japonez të Kyushu pasditen e 28 korrikut, duke vrarë rreth 38 persona dhe duke plagosur më shumë se 120 të tjerë.
Autoritetet thanë se dridhja e fuqishme shkaktoi një shpërthim në një qendër tregtare, rrëzoi një oxhak fabrike dhe shkaktoi dëme të shumta në të gjithë prefekturën Kumamoto. ©LAPSI.al