
Një person pësoi në një incident të rëndë, por për fat të mirë me fund të lumtur në një restorant në Turqi, kur një copë ushqimi i ngeci në fyt teksa po hante doner kebab. Incidenti, i cili u kap nga një kamera sigurie, ndodhi në rajonin Reyhanlil të provincës Hatay.
Siç shihet në pamjet filmike, burri, i cili ndodhej në restorant me familjen, nuk mund të merrte frymë teksa fëmijët dhe gruaja e tij përpiqeshin ta shpëtonin.
Për fat të mirë, pronari i restorantit e kuptoi të papriturën dhe zbatoi manovrën Heimlich duke i zhbllokuar rrugët e frymëmarrjes klientit të tij.
Hatay’ın Reyhanlı ilçesinde restoranda döner yerken nefes borusuna et parçası kaçan kişi, işletmeci Sami Sakin (46) tarafından Heimlich manevrasıyla kurtarıldı. pic.twitter.com/cAMdN4qfED
— Sözcü (@gazetesozcu) August 15, 2026
Sipas mediave turke, pronari i identifikuar si Sami Sakin, e kishte mësuar manovrën Heimlich në shkollë.
"Manovra Heimlich më erdhi menjëherë në mendje. Pas përpjekjes së tretë ose të katërt, arrita t'i liroja rrugët e frymëmarrjes dhe ai u normalizua", tha Sakin për ndërhyrjen që i shpëtoi jetën klientit. ©LAPSI.al