Flash

Pamje të reja/ Zjarri në Vlorë, momenti kur pushuesit dalin nga dritaret

Lapsi.al 16 August 2026

Janë publikuar pamje të reja nga zjarri që përfshiu në orët e para të mëngjesit të së dielës hotelin “Brooklyn” në Lungomare të Vlorës.

Në pamjet e publikuara shihet momenti kur flakët kanë përfshirë pjesën e poshtme të objektit, ndërsa tymi ka mbuluar katet e sipërme.

Në rrugë shihen njerëz që janë larguar nga hoteli, ndërsa disa prej pushuesve janë detyruar të dalin nga ballkonet për t’i shpëtuar zjarrit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:05. Sipas Policisë së Vlorës, 6 pushues janë lënduar, 5 prej tyre shtetas të Kosovës dhe një nga Rrësheni.

Pesë të lënduar janë dërguar për trajtim të specializuar në Tiranë, ndërsa njëtjetër po trajtohet në Spitalin Rajonal të Vlorës. Dy prej të lënduarve kanë pësuar djegie të konsiderueshme trupore.

Një pushues nga Kosova ka rrëfyer se, pasi kishte parë tymin dhe flakët ishte detyruar të hidhej nga ballkoni për të shpëtuar.

Sipas hetimeve paraprake të Policisë, zjarri dyshohet se ishte aksidental dhe ishte shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të një frigoriferi në ambientet e restorantit. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI