
Kanë dalë pamje të reja që tregojnë momentin e arrestimit të Sokrat Vatës, truprojës që akuzohet se vrau me thikë 20-vjeçarin portugez në beach bar-in “Principotes” në Ksamil.
29-vjeçari u kap nga shërbimet e policisë në Levan, i fshehur brenda bagazhit të një automjeti që drejtohej nga një çift turk tashmë të arrestuar.
Kapja e tij u bë e mundur gjatë kontrolleve të ushtruara në një pikë kontrolli të ngritur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor në Levan.
Menjëherë pas ndalimit, Vata është shoqëruar nga efektivët e policisë drejt Komisariatit të Vlorës. Përveç Vatës, policia ka arrestuar edhe 10 persona të tjerë. ©LAPSI.al