
Erling Haaland “tronditi” botën e futbollit duke prerë flokët e tij biondë të shtunën. Sulmuesi 26-vjeçar i Manchester Cityt ishte bërë sinonim i flokëve të tij të gjatë dhe të dendur gjatë 4 viteve të tij në Premier League.
Megjithatë, në prag të sezonit të ri, Haaland vendosi të bënte një prerje dramatike të flokëve. Pasi bëri një shkurtimin shokues, norvegjezi telefonoi disa nga miqtë e tij të famshëm për të marrë reagimin e tyre të drejtpërdrejtë.
Së pari, Haaland i telefonoi me video yllin e grupit “Oasis”, Noel Gallagher që është një tifoz i çmendur i Manchester City. Muzikanti 59-vjeçar u shpreh: “S’ka mundësi shoku! Kur e bëre këtë? Duket sikur je rreth 17 vjeç! Është mirë shoku, ndryshimi është i mirë!”

Më pas, Haaland i telefonoi shokut të skuadrës te City, Jack Grealish. Duke qeshur, ai tha: “Duket sikur je rreth 10 vjeç! Oh Zot… kjo është për të qeshur! Në fakt, betohem se nuk mund të ndalem së shikuari pjesën e përparme të kokës tënde. Më pëlqen shumë. Shihemi më vonë vëlla."

Haaland më pas guxoi t’i telefononte Zlatan Ibrahimovicit, një sulmues tjetër që i mbajti flokët e gjata për pjesën më të madhe të karrierës së tij. Pa u menduar aspak, suedezi pyeti: “Çfarë dreqin bëre? O Zot, çfarë dreqin është kjo? Humbe një bast apo jo? O Zot, bllokoje dhe fshije numrin tim! Gruaja ime thotë se je i çmendur. Të jem i sinqertë me ty, jam gjithmonë i sinqertë. Do të jesh më i shpejtë tani, apo jo?"

Haaland telefonoi më pas të atin, Alf-Inge, i cili bëri shaka: “Të paktën dukesh përsëri si unë, apo jo?”

I radhës ishte ish-trajneri i City, Pep Guardiola, i cili u përgjigj nga shtrati: “S’ka mundësi! Je me fat që ke flokë! Do të doja shumë t’i kisha!” I pyetur nëse po shikon futboll, Pep shtoi: “Po lexoj pak dhe po shikoj ndeshjen Brentford-Tottenham.”

I pyetur më tej nëse i pëlqen modeli i ri i flokëve të Haaland, Guardiola tha: “Po, është në rregull. Dëgjo, nëse nuk të pëlqen, do të rriten. Pra, mos u shqetëso. Të dua!”

Përveç në YouTube, Haaland postoi modelet e tij të reja të flokëve edhe në Instagram.
Postimi i tij mori pothuajse 4 milionë pëlqime në vetëm 2 orë. Ish-shoku i tij i skuadrës te Borussia Dortmund, Jude Bellingham, i cili komentoi: “S’ka mundësi”.

Haaland gjithashtu pati një reagim të drejtpërdrejtë ndaj prerjes së flokëve nga e dashura e tij Isabel Haugseng Johansen. Ajo u përgjigj: “Dukesh i lezetshëm!”. ©LAPSI.al
