Flash

PAMJET/ Policia franceze përleshet me emigrantët që po përgatiten të niseshin me gomone

Lapsi.al 21 August 2026

Tensionet kanë qenë të larta në një plazh në Francën veriore pasi policia u përpoq të ndalonte një gomone që transportonte emigrantë të paligjshëm që të nisej përmes Kanalit Anglez drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Pamjet video tregojnë burra të veshur me jelekë shpëtimi që hedhin objekte drejt oficerëve duke u përpjekur për t'i mbajtur larg gomones. Forcat e sigurisë më pas përdorën gaz lotsjellës dhe një oficer policie e shpoi gomonen me thikë për ta penguar atë të nisej.

Ky incident ndodhi në një kohë kur Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kanë forcuar bashkëpunimin e tyre për të kufizuar kalimin e emigrantëve me anije të vogla.

Sipas asaj njoftoi qeveria franceze, në tre muajt pas marrëveshjes së re me Mbretërinë e Bashkuar, me një vlerë totale prej 660 milionë paundësh, u parandaluan 185 përpjekje për të kaluar Kanalin Anglez me anije të vogla dhe gomone.

Këto incidente përfshijnë parandalimin e nisjeve, konfiskimin e anijeve, motorëve dhe jelekëve të shpëtimit, si dhe arrestimin e personave të dyshuar për përfshirje në rrjete të paligjshme të kontrabandës së emigrantëve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI