Flash

Gjendet drogë në burgun 313

Gjenden substanca narkotike në burgun e sigurisë së lartë të 313 në “Jordan Misja”. Raportohet paraprakisht për ...

13:25

Rama dhe Berisha hapin plagët e vjetra, komentet për rrahjen e Ramës në 1997

Lapsi.al 25 August 2026

Një histori e vjetër që Edi Rama e kishte përmendur si një prej gjurmëve të së kaluarës së tij është rikthyer në debat politik, pas deklaratave të kryeministrit në Pogradec dhe reagimit të Sali Berishës një ditë më pas.

Pas mbledhjes me ministrat, ndërsa po bënte një video-live në Facebook, Rama foli për deformimin e hundës së tij pas disa komenteve në rrjetet sociale. Ai kujtoi ngjarjen nga e kaluara, të cilën e përshkroi si “një tentativë për të më fshirë nga faqja e këtij dheu”. Sipas tij, shenja në fytyrë është pasojë e dëshirës së tij për të jetuar në një vend ku njerëzit të mos detyroheshin të ulnin kokën përpara të tjerëve.

“Ky shtrembërim këtu i hundës është shenja që trupi im do ta mbajë gjithë jetën nga një tentativë për të më fshirë nga faqja e këtij dheu ku unë kam lindur, ku jam rritur dhe ku jam sot këtu”, tha Rama.

Kryeministri tha se nuk kishte ndërmend të rrëfente historinë e tij personale, duke e zhvendosur theksin tek ajo që, sipas tij, mbetet pas një jete politike.

“Për mua s’ka asnjë rëndësi historia. Nëse ka një histori timen që unë një ditë mund ta tregoj, është historia e gjërave që nuk arrita të bëj dot. Asgjë tjetër”, deklaroi ai, përpara se ta mbyllte me fjalën “heritage”.

Deklarata u komentua pas reagimit të Sali Berishës, i cili e sulmoi Ramën jo vetëm për mënyrën se si e rrëfeu incidentin, por edhe për rrethanat e tij. Berisha tha se kryeministri po përdor një ngjarje të ndodhur rreth 30 vite më parë për të viktimizuar veten dhe për të shmangur vëmendjen nga protestat kundër qeverisë.

“Nuk mund të ketë një fjalim të tij, në qoftë se, ose nuk fillon me hale, ose nuk mbyllet me hale. E ka të pamundur!”, tha Berisha, duke shtuar: “Ky ka ngelur në fazën e kompleksit anal.”

Por gjithsesi Berisha vuri në dyshim pretendimet e Ramës për rrethanat e incidentit. Ai tha se autori ishte arrestuar, por pretendoi se Rama nuk kishte ndjekur më pas procesin gjyqësor.

“Së pari, agresori u arrestua, por ishte Edi Rama që nuk e ndoqi, megjithëse kishte qeverinë e vet, nuk ndoqi gjyqin dhe procesin gjyqësor”, tha Berisha.

Më tej, lideri i opozitës bëri një pretendim të ri, duke thënë se Rama nuk kishte qenë vetëm në dhomën ku ndodhi incidenti dhe se personi tjetër, sipas tij, kishte emër dhe mbiemër.

“Me përgjegjësi të plotë deklaroj se ai, aty ku ishte, në atë dhomë, ishte me një burrë tjetër. Nuk të lë ky pa i nxjerrë të gjitha”, deklaroi Berisha, duke shtuar se emrin mund ta bëjë publik nëse Rama dëshiron.

Berisha nuk tha se e konsideronte vetë të provuar motivin si “krim pasioni”, por tha se kështu e kishin cilësuar disa persona. Ai këmbënguli ndërkohë se autori ishte arrestuar dhe se vetë e kishte dënuar ngjarjen.

Të këshilluara

Gjendet drogë në burgun 313

Gjenden substanca narkotike në burgun e sigurisë së lartë të 313 në “Jordan Misja”. Raportohet paraprakisht për ...

13:25

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI