Flash

Zjarret në Shqipëri/ Në 24 orë 31 vatra, nga të cilat 3 mbeten aktive

Lapsi.al 25 August 2026

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin lidhur me situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas ministrisë së Mbrojtjes janë raportuar në total 31 vatra zjarri, nga të cilat 3 mbeten aktive dhe 6 janë nën mbikëqyrje. Gjithashtu janë angazhuar në total 370 forca operacionale dhe 22 automjete zjarrfikëse.

Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 70 efektivë, 1 automjet zjarrfikës, 1 ekskavator të rëndë me zinxhir dhe 3 helikopterë. Tre vatrat aktive janë në Malin e Dajtit, Ballenjë dhe Qafën e Helmës. Në Malin e Dajtit, gjatë ditës së djeshme u angazhuan 30 efektivë të FA-së dhe 30 efektivë zjarrfikës, ndërsa për shkak të terrenit të vështirë u aktivizua edhe 1 helikopter i FA-së. Sot operacioni vijon me 20 efektivë të FA-së dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Ballenjë, Dibër, vatra vijon aktive në terren të thepisur dhe shkëmbor; për ndërhyrjen janë angazhuar 5 forca të ADZM Dibër, ndërsa nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara. Në Qafën e Helmës, Bulqizë, vatra vijon aktive dhe mbahet nën monitorim nga 4 efektivë të MZSH Bulqizë, gjithashtu pa rrezik për zonat e banuara.

Situata paraqitet e përmirësuar në Pukë. Në zonën e Tërbunit, Gojanit dhe Gjegjanit, gjatë ditës së djeshme u angazhuan 83 forca, të mbështetur 40 efektivë të FA-së, dhe 1 helikopter të FA-së. Zjarri në Gjegjan, Gojan të Vogël dhe Gojan të Madh është shuar plotësisht, ndërsa zonat vijojnë të mbahen nën monitorim. Në qarqet e tjera, pjesa më e madhe e vatrave të raportuara janë shuar ose po mbahen nën mbikëqyrje. Nuk raportohen situata me rrezik për zonat e banuara nga vatrat aktive.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI