Flash

Afro tre muaj protestë, qytetarët rikthehen sot në shesh kundër qeverisë

Lapsi.al 25 August 2026

Për afro tre muaj me radhë, qytetarët kanë vijuar protestat kundër qeverisë dhe pritet të rikthehen edhe sot në rrugët e Tiranës. Kërkesa kryesore mbetet e pandryshuar: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Si në tubimet e mëparshme, protestuesit pritet të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të marshojnë drejt Kryeministrisë. Aty do të mbahen fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve, përpara se protesta të vijojë me marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Gjatë këtyre javëve, kërkesat janë zgjeruar. Përveç largimit të kryeministrit dhe qeverisë, protestuesit kërkojnë krijimin e një qeverie teknike me mandat 12-mujor. Sipas tyre, kjo duhet t’i hapë rrugë një procesi të ri politik dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme. Në listën e kërkesave është edhe shfuqizimi i disa ligjeve që protestuesit i konsiderojnë në kundërshtim me interesin publik.

Pas 87 ditësh protestë, organizatorët thonë se nuk do të tërhiqen. Ata kanë paralajmëruar se do të vijojnë të dalin në shesh deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI