Flash

Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë

Lapsi.al 24 August 2026

Autoritetet greke janë duke analizuar një video që ka fiksuar momentet e vrasjes së gruas 45-vjeçare shqiptare në lagjen “Nea Smyrni” të Athinës. Julieta Obzova po pritej jashtë banesës nga 48-vjeçari Altin Allmuça jashtë ndërtesës së apartamentit ku ajo jetonte.

Sipas informacioneve të gazetës greke Protothema, pamjet tregojnë autorin e krimit duke pritur gruan 45-vjeçare jashtë shtëpisë së saj. Sapo gruaja hapi derën e hyrjes, ai hyri në ndërtesë bashkë me të.

Ajo që pasoi u zhvillua brenda pak sekondash. Brenda rreth 3-5 sekondash, 48-vjeçari dyshohet se e ka goditur 45-vjeçaren një ose dy herë me shqelm, duke bërë që ajo të rrëzohej dhe binte në gjunjë në tokë. Më pas ai ia drejtoi armën.

45-vjeçarja, duke parë armën, reagoi instinktivisht dhe ngriti duart drejt saj në një përpjekje për të mbrojtur veten. Lëvizja e saj duket se ka bërë që 48-vjeçari të humbasë të shtënën e parë. Menjëherë pas kësaj, sipas videos që po shqyrtohet nga autoritetet, autori e ka tërhequr zvarrë me duar rreth 1 metër larg dhe e ka qëlluar përsëri, këtë herë në kokë, duke bërë që gruaja të japë frymën e fundit.

Pasi e ka vrarë 45-vjeçaren, 48-vjeçari e ka kthyer revolen nga vetja dhe ka kryer vetëvrasje. Arma që ai përdori, sipas informacioneve, ishte në posedim pa leje.

"U ndava sepse ishte xheloz për mua"

Sipas informacioneve, 45-vjeçarja i kishte treguar motrës së saj për marrëdhënien e saj me një burrë, duke i thënë se kishte vendosur të ndahej për shkak të xhelozisë së tij. Gjithashtu dyshohet se ajo i kishte rrëfyer se ai ende këmbëngulte dhe se ajo kishte frikë.

Natën e vrasjes, gruaja ishte vetëm në shtëpi. Vajza e saj nuk ishte në Athinë, pasi kishte shkuar në Agrinio me xhaxhain e saj.

1000 eurot që ia la gruas së tij

Ndërkohë, kanë dalë në dritë edhe informacione rreth lëvizjeve të 48-vjeçarit përpara se të mbërrinte në lagjen “Nea Smyrni”. Përpara se të largohej nga shtëpia, ai i la gruas së tij 1,000 euro dhe i tha asaj "t'i mbante paratë".

Gruaja e tij i tha policisë se kishte vënë re një ndryshim në sjelljen e tij gjatë 18 muajve të fundit. Ajo tha se 48-vjeçari ishte shpesh larg shtëpisë dhe disa net flinte diku tjetër, pa e ditur ajo se ku ndodhej ose nëse kishte një lidhje me një grua tjetër. Ajo gjithashtu i tha policisë se kishte frikë prej tij.

Gjetjet në shtëpinë e 48-vjeçarit në Tavros

Ndërkohë, pajisjet elektronike, dokumentet dhe çdo gjetje tjetër që mund të ndihmojë hetimin e autoriteteve janë në dispozicion të policisë pas një kontrolli që ata kryen në shtëpinë e 48-vjeçarit në lagjen “Tavros”. Autoritetet vlerësojnë se gjetjet kanë prova në lidhje me përgatitjen e sulmit, komunikimet e fundit të 48-vjeçarit me 45-vjeçaren. Me rëndësi janë telefonat celularë dhe aktivitetet online të dy individëve, pasi ato mund të ndihmojnë në rindërtimin e lëvizjeve të fundit të 48-vjeçarit përpara se të kryente krimin. 

Autoritetet kanë vënë nën "mikroskop" edhe llogaritë e 48-vjeçarit në mediat sociale . Autori i krimit kishte postuar foto në të cilat pozonte duke mbajtur armë, me policinë që po shqyrton nëse revolveri i përdorur në krim është identik me ndonjë nga ato që shihen në foto. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI