Flash

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Vrasja në Greqi/ Gruaja e autorit: I dhashë 1 mijë euro para krimit, kisha frikë prej tij

Lapsi.al 24 August 2026

Gruaja e 48-vjeçarit që vrau një 45-vjeçare në Nea Smyrni dhe më pas i dha fund jetës ka dhënë detaje të reja për sjelljen e tij në muajt para ngjarjes së rëndë. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, gruaja ka deklaruar para policisë se prej rreth 18 muajsh kishte vënë re një ndryshim të ndjeshëm në sjelljen e bashkëshortit. Ai mungonte shpesh në shtëpi dhe kishte net kur flinte diku tjetër, pa i treguar se ku ndodhej.

Para se të largohej përfundimisht nga banesa, 48-vjeçari i la gruas 1 mijë euro, më pas u nis drejt Nea Smyrnit, ku priti 45-vjeçaren pranë banesës së saj.

Pamjet e kamerave të sigurisë, që tashmë janë në duart e autoriteteve, dyshohet se kanë regjistruar momentin kur gruaja hapi derën dhe doli nga banesa. Në atë çast, 48-vjeçari e qëlloi me armë dhe më pas qëlloi veten. Sipas dëshmisë së gruas së autorit, ajo kishte frikë prej tij. Ndërkohë, policia po heton nëse ai kishte pasur një lidhje me viktimën dhe çfarë marrëdhënieje ekzistonte mes tyre. Në fokus të hetimit janë edhe dëshmitë e familjarëve të 45-vjeçares. Sipas informacioneve, ajo i kishte treguar motrës se kishte qenë në një lidhje me një burrë, por kishte vendosur të ndahej për shkak të xhelozisë së tij.

45-vjeçarja dyshohet se i kishte thënë motrës se burri vazhdonte të këmbëngulte edhe pas ndarjes dhe se ajo kishte frikë prej tij. Natën e krimit, viktima ndodhej e vetme në banesë. Vajza e saj nuk ishte në Athinë, pasi kishte udhëtuar drejt Agrinios së bashku me xhaxhain.

Policia kontrollon pajisjet elektronike dhe të kaluarën e autorit

Hetuesit po analizojnë telefonat dhe pajisjet e tjera elektronike të 48-vjeçarit, në përpjekje për të zbuluar komunikime apo prova që mund të ndihmojnë në zbardhjen e marrëdhënies së tij me viktimën dhe ngjarjeve që i paraprinë krimit.

Arma e përdorur në vrasje dhe vetëvrasje dyshohet se mbahej në mënyrë të paligjshme.

Në të njëjtën kohë, autoritetet greke po shqyrtojnë edhe të kaluarën e 48-vjeçarit në Shqipëri. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat shqiptare, ai ishte arrestuar në Tiranë në vitin 2016, nën dyshimet për përdhunimin e bashkëshortes së tij. Gjithashtu, ndaj tij raportohet se kishte qenë në shqyrtim edhe një çështje penale për përndjekje.

Hetimi vijon për të përcaktuar motivin e saktë të vrasjes dhe historinë e marrëdhënies mes 48-vjeçarit dhe viktimës.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI