Flash

Shqipëria uron Ukrainën për ditën e pavarësisë: Do të vijojmë të qëndrojmë në krahun tuaj

Lapsi.al 24 August 2026

Shqipëria ka rikonfirmuar edhe një herë mbështetjen për Ukrainën në Ditën e Pavarësisë së saj.

Përmes një mesazhi, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme vlerësoi guximin dhe qëndrueshmërinë e popullit ukrainas në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial, duke theksuar se kjo është një mbrojtje edhe e parimeve mbi të cilat ndërtohet një Evropë e lirë dhe paqësore. Ministria thekson se Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në krah të Ukrainës, në mbështetje të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, vendosjes së përgjegjësisë dhe të drejtës së Ukrainës për t'u bërë pjesë e familjes evropiane.

 
“Në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, Shqipëria qëndron në krah të popullit ukrainas, ndërsa ai mbron vetë kuptimin e pavarësisë: të drejtën e një kombi të lirë për të përcaktuar të ardhmen e tij. Guximi dhe qëndrueshmëria e Ukrainës janë një mbrojtje jo vetëm e sovranitetit dhe integritetit të saj territorial, por edhe e parimeve mbi të cilat ndërtohet një Evropë e lirë dhe paqësore. Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë me vendosmëri në krah të Ukrainës, në mbështetje të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, të vendosjes së përgjegjësisë dhe të vendit që i takon Ukrainës në familjen tonë evropiane. Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Ukrainë!” thuhet në deklaratë.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI