Flash

Përfundon mbledhja e qeverisë në Pogradec

Lapsi.al 24 August 2026

Ka përfunduar në Pogradec dita e dytë e mbledhjes së qeverisë, e cila është përqendruar te analiza e punës së administratës shtetërore dhe objektivat për vijimin e mandatit qeverisës.

Sipas burimeve nga takimi, një nga shqetësimet kryesore të kryeministrit Edi Rama mbetet performanca e administratës dhe drejtuesve të institucioneve. “Shqetësimi i kryeministrit mbetet administrata shtetërore. Drejtorët që nuk kanë arritur objektivat e duhura do të duhet të japin dorëheqje”.

 
Gjatë takimit Rama ka folur gjithashtu për modelin e ri qeverisës dhe raportin e administratës me qytetarin, duke e vendosur sërish në fokus nevojën për përmirësimin e shërbimeve dhe funksionimit të administratës.

Edhe gjatë ditës së parë të mbledhjes, administrata shtetërore ishte një nga çështjet kryesore të diskutuara nga kryeministri dhe kabineti qeveritar.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI