Flash

Shqipëria, e fundit në rajon për eksportet e shërbimeve TIK ndaj PBB-së

Lapsi.al 25 August 2026

Shqipëria mbetet ndër ekonomitë me eksportet më të ulëta të shërbimeve të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në Ballkanin Perëndimor. Gjatë vitit 2024, vendi eksportoi 222 milionë euro shërbime TIK, duke zënë vetëm 3,7% të totalit rajonal. Një vlerë më të ulët regjistroi vetëm Mali i Zi.

Pozicioni i Shqipërisë përkeqësohet kur eksportet e sektorit krahasohen me madhësinë e ekonomisë. Ato përfaqësuan vetëm 0,89% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, niveli më i ulët në Ballkanin Perëndimor dhe rreth katër herë më pak se mesatarja rajonale prej 3,57%.

Sipas studimit “Aftësitë e TIK-ut në Ballkanin Perëndimor”, të publikuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, gjashtë ekonomitë e rajonit eksportuan rreth 6 miliardë euro shërbime TIK gjatë vitit 2024.

Tregu dominohet nga Serbia, e cila realizoi eksporte me vlerë rreth 4,13 miliardë euro, ose 68,8% të totalit rajonal. Kjo shumë ishte rreth 19 herë më e lartë se eksportet e Shqipërisë.

Në vendin e dytë u rendit Maqedonia e Veriut, me 632 milionë euro ose 10,5% të totalit, e ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina me 470 milionë euro dhe Kosova me 348 milionë euro. Shqipëria u rendit e pesta, ndërsa Mali i Zi i fundit, me 202 milionë euro eksporte dhe një peshë prej 3,4% në totalin rajonal.

Shqipëria mbetet pas të gjitha vendeve të tjera edhe për kontributin e eksporteve TIK në ekonomi. Në Serbi, ato ishin sa 4,96% e PBB-së, ndërsa në Maqedoninë e Veriut arritën në 4,03%. Kosova regjistroi një peshë prej 3,37% të PBB-së, Mali i Zi 2,65% dhe Bosnjë-Hercegovina 1,79%.

Të gjashta ekonomitë e Ballkanit Perëndimor rezultuan eksportuese neto të shërbimeve TIK. Teprica e përbashkët arriti në 4,43 miliardë euro, nga të cilat rreth 3,23 miliardë euro i përkisnin vetëm Serbisë.

Shqipëria regjistroi eksporte neto prej 119 milionë eurosh. Raporti ndërmjet eksporteve dhe importeve të shërbimeve TIK ishte 2,16, çka do të thotë se eksportet ishin pak më shumë se dyfishi i importeve.

Megjithatë, ky raport mbeti nën mesataren rajonale prej 3,8 dhe ishte më i lartë vetëm se ai i Malit të Zi, prej 1,61. Serbia kishte raportin më të favorshëm, me eksporte 4,59 herë më të larta se importet, e ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina me 3,48, Maqedonia e Veriut me 3,21 dhe Kosova me 2,93./ Monitor

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI