Flash

Trafik i rënduar në Rrugën e Kombit, largimi i turistëve krijon radhë kilometrike

Lapsi.al 25 August 2026

Rruga e Kombit është kthyer këtë mëngjes në një varg të gjatë automjetesh. Radhët shtrihen për kilometra, ndërsa pritjet për drejtuesit shkojnë nga 40 minuta deri në një orë. Situata më e rënduar paraqitet pranë mbikalimit të Rrëshenit, ku rruga ngushtohet nga katër në dy korsi.

Fluksi i lartë lidhet edhe me largimin e diasporës nga vendet e rajonit drejt shteteve europiane ku jetojnë dhe punojnë. Vonesat shtohen më tej në segmentin Rrëshen–Milot, ku qarkullimi zhvillohet në dy korsi me kahe të kundërta.

Ndërkohë, në këtë nyje të rëndësishme nuk kishte patrullë të Policisë Rrugore për të menaxhuar trafikun dhe për të ndihmuar në normalizimin e qarkullimit.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI