Flash

Detaje nga krimi në Lushnje, 45-vjeçari nuk flet para grupit hetimor, bën gjeste skizofrenie

Lapsi.al 25 August 2026

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i rëndë në familje i ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne, 24 gusht, në Lushnje, ku Florian Dalladaku, 45 vjeç, ka sulmuar me sqepar prindërit e tij, duke i shkaktuar vdekjen nënës dhe plagosur rëndë babanë. 45-vjeçari goditi nënën e tij, Florije Dalladakun, 80 vjeçe, e cila nga plagët e marra, e moshuara ka humbur jetën në banesë. Ndërkohë, babai i tij, Hasan Dalladaku, 77 vjeç, është plagosur rëndë. Pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Lushnjës, për shkak të gjendjes kritike për jetën, ai është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Pas krimit, Florian Dalladaku ka marrë automjetin e vëllait dhe është larguar nga banesa dhe është kapur më pas nga një patrullë e Policisë në Fier. Në vijim të hetimeve, Policia po merr në pyetje familjarë dhe të afërm, në përpjekje për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe motivin e sulmit. Sipas dëshmive të të afërmve, 45-vjeçari kurohej për probleme të shëndetit mendor dhe, gjatë gjashtë viteve të fundit, ka qenë dy herë i shtruar në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit. Burime pranë grupit hetimor thanë se 45-vjeçari nuk reagon normalisht dhe se në vend të fjalëve bën gjeste të pakuptimta tipike të një skizofreni. Po të njëjtat burime thanë se në automjetin tip “ford” me të cilin po arratisej autori i vrasjes, u gjet një çantë me ilaçe antidepresive të cilat dyshohet se Dalladaku i konsumonte për problemet mendore.

Po ashtu, bëhet me dije se vite më parë Dalladaku ka tentuar të vrasë me armë gjahu një bashkëfshatar. Për këtë ngjarje, ai është dënuar nga drejtësia. Hetimet për krimin e rëndë vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë, ndërsa pritet të zbardhen rrethana të tjera mbi ngjarjen dhe gjendjen e 45-vjeçarit.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI