Flash

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33

Amnesty sulmon marrëveshjen Itali-Shqipëri: BE po “eksporton” azilin jashtë Evropës

Organizata humanitare Amnesty International kërkon që Bashkimi Europian të ndalë “transferimin e azilkërkuesve” dhe akuzon Melonin për manovra autoritare për të çuar përpara marrëveshjen me Shqipërinë

Lapsi.al 20 August 2026

Amnesty International po kërkon që Bashkimi Evropian të ndalojë transferimin e përgjegjësisë për azilin jashtë territorit të tij, në një raport kritik ndaj marrëveshjes së diskutueshme të Italisë me Shqipërinë për përshpejtimin e dëbimit të personave që konsiderohen se vijnë nga vende të cilësuara si “të sigurta” shkruan EuObserver

Por apeli i organizatës, së bashku me rekomandimet e BE-së që pritet të publikohen më vonë të enjten (20 gusht), ka gjasa të bjerë në vesh të shurdhër, pasi Komisioni Evropian po ushtron presion ndaj shteteve anëtare që të institucionalizojnë më tej ato që i kanë cilësuar vetë si “zgjidhje novatore”, të cilat synojnë të parandalojnë kërkesat e shumta për azil në Evropë.

Në fillim të këtij muaji, Magnus Brunner, komisioneri i BE-së për migracionin, u tha eurodeputetëve se qeveritë kombëtare duhet të shfrytëzojnë rregullat e zgjeruara, të njohura si “koncepte të vendeve të sigurta”, me qëllim “që procedurat e azilit të zhvillohen tashmë jashtë Bashkimit Evropian”.

Ai sugjeroi gjithashtu se planet për ngritjen e qendrave të dëbimit jashtë BE-së po e shpërqendron vëmendjen, duke vënë në dukje se koncepti i vendit të sigurt i ka lejuar në thelb Spanjës të dëbojë pothuajse të gjithë personat që mbërritën në enklavën e Ceutës dhe t’i kthejë në Marok, pas mbërritjes së papritur të rreth 80 mijë personave.

E lidhur me këtë është edhe mundësia për dërgimin e shtetasve që kërkojnë azil në një vend tjetër jashtë BE-së, edhe nëse ata nuk kanë shkelur kurrë më parë në atë vend.

“Ne duhet të shqyrtojmë gjithashtu se si ta përdorim në mënyrë efektive konceptin e vendeve të treta të sigurta”, tha ai, duke i bërë jehonë marrëveshjes së dështuar të Britanisë së Madhe me Ruandën.

Amnesty: Koncepti i “vendit të sigurt” rrezikon të drejtat e njeriut

Për Amnesty International dhe raportin e saj, koncepti i BE-së për vendet e sigurta “rrezikon në mënyrë të qenësishme të drejtat e njeriut”, pasi u mohon njerëzve aksesin në azil territorial.

Organizata ka akuzuar gjithashtu Italinë se mbështetet te “praktika autoritare për t’iu shmangur llogaridhënies”, duke nxjerrë një numër të madh dekretesh për të anashkaluar gjykatat, ndërsa ka vënë në dukje edhe abuzimet e pretenduara në qendrat italiane të emigracionit në Shqipëri.

Vetëm gjatë periudhës prill-maj të vitit të kaluar, pati të paktën dy tentativa për vetëvarje dhe incidente të ndryshme të vetëdëmtimit.

Por vitin e kaluar Komisioni Evropian prezantoi një listë të “vendeve të sigurta të origjinës”, ku përfshiheshin Kosova, Bangladeshi, Kolumbia, Egjipti, India, Maroku dhe Tunizia, si edhe vendet kandidate për anëtarësim në BE: Shqipëria, Bosnja, Gjeorgjia, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia.

Kjo u lejon autoriteteve të përshpejtojnë shqyrtimin e kërkesave për azil të personave që vijnë nga këto vende.

Negociatori kryesor i Parlamentit Evropian për konceptin e vendeve të sigurta të origjinës ishte Alessandro Ciriani, eurodeputet italian i lidhur me partinë Vëllezërit e Italisë, forcën politike që drejtohet nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

Marrëveshja Itali-Shqipëri prej 680 milionë eurosh

Rregullat e zgjeruara u miratuan në një moment kritik për marrëveshjen pesëvjeçare të Italisë me Shqipërinë, me vlerë 680 milionë euro. Sipas marrëveshjes, deri atëherë vetëm 74 persona ishin transferuar drejtpërdrejt nga ujërat ndërkombëtare drejt Shqipërisë, në periudhën nga tetori 2024 deri në janar 2025.

Këto transferime u ndalën pasi ndërhynë vendimet e gjykatave italiane.

Gjykata e Shkallës së Parë në Romë gjithashtu i vuri një pengesë transferimeve, pas një vendimi të bazuar në një çështje të veçantë të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, e cila kishte përcaktuar se shtetet anëtare nuk mund të cilësojnë vetëm pjesë të caktuara të një vendi të origjinës si të sigurta.

Me transferimet drejt Shqipërisë të pezulluara, Italia vendosi që në vend të kësaj të përdorte objektet e saj në Gjadër për të mbajtur të ndaluar azilkërkuesit të cilëve u ishte refuzuar kërkesa për azil, ndërsa prisnin dëbimin.

Komisioni Evropian më pas ndryshoi rregullat, duke u lejuar shteteve të BE-së të përcaktojnë zona të caktuara territoriale si të sigurta, sipas rregullave të reja të azilit në BE, të cilat hynë në fuqi në qershor.

Duket se tani Italia do të lejohej t’i kthente njerëzit në vendet e tyre gjithsesi.

Ndryshimet u miratuan ndërsa Danimarka drejtonte presidencën gjashtëmujore të radhës të BE-së, mes pretendimeve të pabazuara se masa të tilla do të eliminonin stimujt për njerëzit që të ndërmerrnin udhëtime të rrezikshme drejt BE-së.

Megjithatë, Amnesty thotë se këto përjashtime territoriale nuk u japin autoriteteve kombëtare kompetenca të pakufizuara për t’i detyruar njerëzit të kthehen në vendet e tyre, duke iu referuar mbrojtjes gjyqësore të garantuar nga Karta e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian./ EuObserver përshtati Lapsi.al

Të këshilluara

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33