Flash

Nga sherri në club te kufoma në plazh/ Çfarë dihet për vrasjen e francezit në Ksamil

Lapsi.al 18 August 2026

Trupi i pajetë i 20-vjeçarit francez u gjet mëngjesin e sotëm në zonën bregdetare të Ksamilit, pas një konflikti që dyshohet se nisi në një prej lokaleve të natës në zonë dhe përfundoi me vrasjen e tij me thikë.

Viktima, Miguel Mendes, shtetas francez, ndodhej në Ksamil për pushime. Klient në club-in “Principotes”, ai dyshohet se u përfshi në një konflikt me një prej punonjësve të lokalit.

Bëhet fjalë për Sokrat Vatën, 29 vjeç, i cili punonte si truproje në club dhe tashmë është arrestuar nga policia si i dyshuar për vrasjen e turistit francez.

Pas ngjarjes, Vata dyshohet se u largua nga zona dhe u vu në kërkim. Pas disa orësh, ai u kap në një pikë kontrolli në Levan.

29-vjeçari ishte fshehur në bagazhin e një automjeti, siç tregojnë pamjet më lart. Efektivët e ndaluan automjetin që drejtohej nga dy shtetas turq dhe, gjatë kontrollit, zbuluan të dyshuarin, që përfundoi në pranga.

Sherri në club, më pas vrasja

Sipas të dhënave paraprake të hetimit, konflikti mes 20-vjeçarit francez dhe truprojës së club-it dyshohet se ka nisur brenda ambienteve të “Principotes”.

Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi përplasjen, por sipas të dhënave të para flitet se shkak i sherrit ka qenë ngacmimi i një vajze. Përplasja është përshkallëzuar dhe ka përfunduar jashtë ambienteve të lokalit, ku turisti francez u godit me thikë.

Miguel Mendes u gjet më pas pa shenja jete në plazhin e Ksamilit.

Policia rrethoi vendin e ngjarjes dhe grupi hetimor nisi mbledhjen e provave dhe marrjen e dëshmive. Pjesë e hetimit pritet të jenë edhe pamjet e kamerave të sigurisë së club-it dhe zonës përreth, të cilat mund të ndihmojnë në rindërtimin minutë pas minute të konfliktit.

Pas arrestimit, Sokrat Vata pritet të merret në pyetje nga hetuesit për të dhënë versionin e tij mbi ngjarjen. Hetimi duhet të përcaktojë gjithashtu motivin e konfliktit, dinamikën e saktë të vrasjes dhe nëse ka persona të tjerë që kanë dijeni ose kanë qenë të përfshirë në ngjarje.

Pushuesit të tronditur

Vrasja ka shkaktuar tronditje te pushuesit në Ksamil, veçanërisht te familjet që ndodhen në zonë me fëmijët.

“Është një ngjarje e rëndë, jemi me pushime me fëmijët. Si t’u themi që është vrarë dikush? Ata do të tremben”, tha një prej pushuesve.

Një tjetër pushues e cilësoi ngjarjen të dhimbshme dhe të papranueshme.

“Na vjen shumë keq që ndodhi. Ky është një krim”, u shpreh ai./ Lapsi.al

Të këshilluara

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI