Flash

PAMJET/ Pilotja 23-vjeçare i habit të gjithë, uli në plazh avionin që kishte pësuar defekt

Lapsi.al 23 August 2026

Një pilote e re i habiti të gjithë duke ulur avionin e saj me dy motorë në det, pranë një plazhi të mbushur me njerëz në Florida.

Faith Tenkley, 23 vjeçe, shmangu me mjeshtëri ndërtesat dhe vizitorët për të ulur avionin e vogël në ujë pranë plazhit Boca Raton të shtunën. Shkak u bë një defekt në rrotën e uljes së avionit që e detyroi atë të ndërmerrte veprime emergjente.

Tenkley ishte e vetme në aeroplanin “Piper PA30” të familjes së saj, teksa planifikonte të fluturonte rreth 150 milje nga Fort Myers për të marrë prindërit e saj në Bahamas, kur filloi të kishte probleme mekanike.

Pilotja e re, por me përvojë fillimisht planifikoi të bënte një ulje emergjente në Boca, por kur kuptoi se ingranazhet e uljes nuk po funksiononin, u shqetësua se një ulje e fortë në pistë e një aeroplani të furnizuar së fundmi me karburant mund të shkaktonte zjarr.

Me motorin në anën e djathtë që nuk funksiononte, ajo vendosi ta rrëzonte aeroplanin në ujë rreth orës 9:40 të mëngjesit. Një video  të shpërndarë në X shihet Tenkley duke shmangur ndërtesat dhe ata që notonin duke gjetur një vend të zbrazët pranë plazhit teksa plazhistët e shikojnë me habi.

Aeroplani bëri një “zbritje të ngadaltë” përpara se të “ulej me delikatesë” në ujë. Dëshmitarët që panë avionin të rrëzohej njoftuan Rojën Bregdetare. Një roje bregdetare arriti brenda 1 minute, me një varkë shpëtimi për të nxjerrë piloten.

Nuk u raportuan të lënduar, por Tenkley, e cila ka qenë pilote e licencuar për 4 vjet, u dërgua në një spital lokal si masë paraprake.  ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI